Home / Lajme / Maqedoni / Projekt për luftën kundër kriminalitetit ndërmjet Maqedonisë dhe SHB A-së

Projekt për luftën kundër kriminalitetit ndërmjet Maqedonisë dhe SHB A-së

24 gusht-I pari është Iniciativa e këshilltarit të përhershëm juridik pranë Byrosë së Departamentit të shtetit për luftë ndërkombëtare kundër narkotikëve dhe zbatim të ligjeve. Do të përfshijë trajnime, dhurim të pajisjeve mbështetje teknike dhe ekspertizë profesionale për Akademinë për Gjykatës dhe prokurorë publikë, Ministrinë e Drejtësisë, Prokurorinë Publikë, gjyqësisë, veçanërisht gjykatat penale të shkallës së parë.

Përforcimi i kapaciteteve të Maqedonisë për parandalimin dhe ballafaqimin me kriminalitetin veçanërisht me krimin e organizuar dhe korrupsionin është qëllimi i projektit të cilin së shpejti do të fillojnë ta zbatojnë qeveritë e Republikës s Maqedonisë dhe SHBA-së.

Projekti, siç kumtoi në konferencën e sotme për shtyp zëdhënësi i Qeverisë Aleksander Gjorgjiev, do të fokusohet në qasje më proaktive në fazën e hetimit dhe ndjekjen efektive penale, gjetjen e autorëve përgjegjës dhe dënimin e tyre, si dhe përparimin e sigurisë publike dhe qeverisjen e mirë.

Qëllimet, mënyrat dhe metodologjia të realizimit të këtij bashkëpunimi të përbashkët do të definohen me marrëveshje që do ta nënshkruajnë të dy shtetet, ndërsa për të cilën Qeveria e RM-së i autorizoi MPB-në dhe Ministrinë e Drejtësisë.

“Me këtë projekt i cili realizohet në partneritet me SHBA-në presim që të përforcohen kapacitetet e institucioneve, të rriten njohuritë dhe aftësisë e kuadrove në institucionet me qëllim të arritjes së standardeve të reja të cilat janë me interes për punë efikase dhe efektive dhe me interes të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë. Kjo tregon përkushtimin serioz të Qeverisë për përparimin e standardeve, ndërsa kredibiliteti i partnerit në këtë sferë është garantim për sukses në gjithë projektin dhe zbatim kualitativ të ligjeve” deklaroi Gjeorgjiev.

Me këtë projekt dhe bashkëpunim, siç tha, do të merren më shumë aktivitete të cilat do të zhvillohen në dy drejtime.

I pari është Iniciativa e këshilltarit të përhershëm juridik pranë Byrosë së Departamentit të shtetit për luftë ndërkombëtare kundër narkotikëve dhe zbatim të ligjeve. Do të përfshijë trajnime, dhurim të pajisjeve mbështetje teknike dhe ekspertizë profesionale për Akademinë për Gjykatës dhe prokurorë publikë, Ministrinë e Drejtësisë, Prokurorinë Publikë, gjyqësisë, veçanërisht gjykatat penale të shkallës së parë.

I dyti është Projekti për ndërtimin e kapaciteteve për zbatimin e ligjeve. Përfshin modernizimin e organeve për zbatimin e ligjeve të RM-së përmes përmirësimit të kapaciteteve të tyre për udhëheqjen e hetimit dhe ndjekje efektive penale të veprave të komplikuara penale, si dhe përforcimin e profesionalizimin në shërbimet policore.

Projekti dhe marrëveshja për bashkëpunim e cila duhet të nënshkruhet javën e ardhshme do të zgjasin dy vite, ndërsa konstruksioni financiar në të cilin do të marrin pjesë të dy shtetet do të bëhet e ditur pas nënshkrimit të dokumentit

Gjithashtu lexo

Foure mbështet reformat në OBRM-PDUKM (Foto)

Ish-euroambasadori në Maqedoni, Erwan Foure, përmes një shënimi të shkurtër në Maqedoni, ka përshëndetur iniciativën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *