Home / Lajme / Maqedoni / Projekt për mbështetje për vendosjen e prodhimeve dhe shërbimeve të shënuara ekologjike në Maqedoni

Projekt për mbështetje për vendosjen e prodhimeve dhe shërbimeve të shënuara ekologjike në Maqedoni

21 gusht-Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor informon se ka sjellur tetë rregullore për kritere ekologjike për detergjente për larje me dor të enëve, bendosje turistike, mobilje, prodhime të tekstilit, ngjyra dhe llaqe, letër higjienike, këpucë dhe spunë, shamponë dhe kondicionerë për flokë.

Në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në rrjedhë është realizimi i projektit për mbështetje të shenjës ekologjike të prodhimeve dhe shërbimeve nga ana e prodhuesve dhe kapaciteteve turistike-vendosëse në Maqedoni -për periudhën prej vitit 2012 dhe 2013.

“Shënimi ekologjik i prodhimeve dhe shërbimeve është instrument i rëndësishëm me të cilin mund të ulet ndikimi i dëmshëm ndaj mjedisit jetësor dhe natyrës, të shkaktuar nga prtodhimet dhe shërbimet gjatë ciklit të tyre të plotë të jetës, nga fillimi i dizajnimit të prodhimit, e deri te kujdesi për shfrytëzimin e tij, me ç’rast realizohen kursime të dukshme të ujit, substancave kimike dhe energjisë, e nj[herit pakësohen mbeturinat”, theksojnë nga Ministria.

Ndarja e shenjës ekologjike është e mirëseardhur dhe varet nga interesi i prodhuesit të prodhimi9t dhe ofruesit të shërbimit. Shenjën ekologjike e ndan Ministria e Mjedisit jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në bazë të kërkesës së personit juridik dhe fizik, ndërkaq në propozime të Komisionit për shenjë ekologjike, në pajtim me Ligjin për mjedis jetësor dhe rregullave të sjellura në bazë të tij.

Shenja ekologjike sjfrytëzohet në bazë të marrëveshjes për shfrytëzimin e saj, të arritur ndërmjet Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe shfrytëzuesit të shenjës. Në marrëveshje posaçërisht konstatohen kushtet për shfrytëzimin e shenjës dhe komepnsimit për shfrytëzimin e shenjës.

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor informon se ka sjellur tetë rregullore për kritere ekologjike për detergjente për larje me dor të enëve, bendosje turistike, mobilje, prodhime të tekstilit, ngjyra dhe llaqe, letër higjienike, këpucë dhe spunë, shamponë dhe kondicionerë për flokë.

Bartësit e shenjës ekologjike kanë rejting më të lartë, imazh më të mirë dhe janë më konkurrues në treg.

Shpenzimet për implementimin e kritereve për një prodhim lëvizin dhe janë në varshmëri nga gjendja e përhershme e vetë prodhimit dhe nevojës së mundshme të modifikimit të tij, si dhe nga më shumë kërkesa të cilat janë të përmbajtura në rregulloret adekuate për kritere ekologjike.

Për informata plotësuese, palët e interesuara mund të drejtohen në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimti Hapësinor në telefonin 02/3251 561, apo ta vizitojnë ueb faqen e Ministrisë: www.moepp.gov.mk

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *