Home / Lajme / Maqedoni / Promovohet strategjia për zhvillimin e kulturës

Promovohet strategjia për zhvillimin e kulturës

30 gusht-Në përgatitjen e dokumentit morën pjesë përfaqësues ngaa pushteti lokal dhe qendror, institucionet publike kulturore, organizatat qytetare, shkollat dhe të ngjashme. Kjo paraqet një lloj kornize të kulturës në komunën e Tetovës.

Është promovuar “strategjia për zhvillimin të kulturës” në Tetovë nga ana e Qendrës për interpretime kulturore Multimedia e cila këtë stregji e realizon në bashkëpunim me tri komuna edhe atë, Tetovës, Gostivarit dhe Kërçovës. Kjo strategji ka dalur si rezultat I projektit trevjeçar, “Kultura për të gjithë”, në bashkëpunim mes Maqedonisë dhe Kosovës.Në promovim ka marrë pjesë edhe udhëheqësi i sektorit për veprimtari publike në komunën e Tetovës Iljaz Halimi, i cili tha se kjo strategji është miratuar edhe në këshillin e komunës dhe parasheh një sërë aktivitetesh që do të ëprfshihen në të ardhmen, prej këtij viti deri në 2015.“Është arritur një sukses i jashtëzakonshëm sepse janë përmbledhur aktivitetet dhe punët gjatë tre viteve të kaluara, me ç`rast janë bërë hulumtime, anketa me qytetarët dhe strategjia është e miratuar për vitet 2012-20015. Strategjia për zhvillimin e kulturës, ngërthen shumë aktiviete njëhërësh është bërë përshkrimi i instituconeve aktuale dhe është marrë mendimi nga një numër i madh i qytetarëve, ndërsa është bërë përgatitje edhe për themelim të instituicioneve tjera kulturore që do të mundësojnë zhvillim më të hovshëm të kulturës.Kjo pasi që dihet se në Tetovë, ka dy universitete, me mijëra stduentë, ekzistojnë 5 shkolla të mesme dhe është nevoja e madhe për vizitë të këtyre institucioneve. Kjo strategji ka nevojë ëpr mjete financiare, por shpresojmë se krahas komunës, ndihmë do të ofrojë edhe Ministria e Kulturës dhe donatorë të tjerë të interesuar”, deklaroi Halimi. Ndërkaq, Vullnet Zenku, nga shoqata Multikultura, tha se përmes kësaj strategjie pritet që të themelohen edhe institucione siç është themelimi i Ento muzeut. Ai më tej theksoi se përmes kësaj strategjia do të tentohet të ndryshohet edhe menaxhimi me kyulturën me ngjarjet kulturore në këto hapësira. “Do të ketë një ofertë e cila do të jetë në bazë të kërkesave dhe nevojave të qytetarëve ndërsa do të jap hapësirë edhe për potencialin krijues të ri në Tetovë”, tha Zenku. Projekti “Kultura për të gjithë” filloi të realizohet para tre viteve dhe realizohet në tre komunat e Kosovës, Prizren, Gjilan dhe Novo Brdo, kurse në Maqedoni, në Tetovë, Gostivarë dhe Kërçovë dhe është një bashkëpunim i parë në sferën e kulturës që mundëson këmbim të përvojave edhe në nivel lokal por edhe në nivel qendror. Violeta Simjanovska, nga Multimedia, tha se strategjitë pas pesë vitesh që do të materializohen, beneficionet nuk do të jenë vetëm në nivel lokal por edhe në nivel shtetëror, ndërsa komunat do të jenë më atraktive për vizitorë. (U.H)

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *