Home / Lajme / Maqedoni / Publikohen emrat dhe dosjet edhe të dy personave. Isak Ajruli – Zenit ‘spiunonte’ kolegët e tij studentë

Publikohen emrat dhe dosjet edhe të dy personave. Isak Ajruli – Zenit ‘spiunonte’ kolegët e tij studentë

10 gusht-Sipas dokumenteve të publikuara në sajtin e Komisionit për lustrim, Ajrulli ka pasur dosje personale prej vitit 1986 derisa ka qenë student. Nën pseudonimin “Zenit” ka dhënë informata për kolegët e tij studentë nga Tetova dhe Gostivari, ndërsa më vonë edhe për kolegët në shkollën e mesme “Mosha Pijade”, ku ka punuar

Komisioni për verifikimin e fakteve pasdite në internet faqen http://www.kvf.org.mk/mk/resenija.html i publikoi emrat dhe dosjet edhe të dy personave për të cilët u konfirmua se kanë qenë bashkëpunëtorë të shërbimeve sekrete. Bëhet fjalë për Isak Ajrulin, këshilltar në komunën e Bogovinës dhe për Kiril Psaltirov, këshilltar në komunën e Gazi Babës.

Komisioni të dielën e konfirmoi vendimet për Ajrulin dhe Psaltirovin, sipas Ligjit të ri për lustrim, i cili mes tjerash parashikon publikim të tyre në internet në afat prej tre ditëve.

Sipas dokumenteve të publikuara në sajtin e Komisionit për lustrim, Ajrulli ka pasur dosje personale prej vitit 1986 derisa ka qenë student. Nën pseudonimin “Zenit” ka dhënë informata për kolegët e tij studentë nga Tetova dhe Gostivari, ndërsa më vonë edhe për kolegët në shkollën e mesme “Mosha Pijade”, ku ka punuar.

Psaltirov, megjithatë, nën pseudonimin “Student”, ka bashkëpunuar me shërbimet sekrete prej vitit 1963, pasi u arrestua një vit më parë. Ka qenë i angazhuar si anëtar i shoqërisë së të rinjve nga Koçani, të cilët janë angazhuar për bashkim të Maqedonisë.

“Nga paraburgimi u bë me dije se mund të ketë mjedis të mirë dhe kushte për bashkëpunim dhe mund të angazhohet, për çka i njëjti ka pasur dyshim një kohë të gjatë, por e ka pranuar ofertën për bashkëpunim, gjë që shihet në mjaftë dokumente. ‘Studenti’ ka dhënë informata për ‘Mlin’ nga Koçani, i cili ka qenë miku i tij i afërt, me të cilin i është dhënë detyrë që të bisedojë për konceptet dhe strukturat e organizatës. Në raportet për personin ka dhënë hollësira nga bisedat si për thyerjen e fotografisë së Titos, për aktivitetet për bashkim të Maqedonisë dhe për qëllimet e veta që në organizatë të tërheq rreth 10.000 persona, që të ketë mundësi të shkaktojë kryengritje”, thuhet në raportin e Komisionit për lustrim.

Për t’u takuar me mikun e tij “Mlin”, “Studenti” ka marrë 1.000 denarë nga shërbimet sekrete për shpenzime. Për bashkëpunimin me shërbimet e ka ditur edhe babai i tij.

“Studenti” ka qenë i çregjistruar në vitin 1964 pasi është kthyer nga shërbimi ushtarak në JNA, pasi, siç u kumtua, tani ka shfaqur barrë për shërbimin.

Komisioni për lustrim paraprakisht publikoi emra edhe të 23 personave për të cilët konfirmon se kanë bashkëpunuar me shërbimet sekrete dhe e plotësojnë kushtin për kufizim të kryerjes së funksionit publik

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *