Home / Lajme / Maqedoni / Publikohen “kodoshët”, 7 shqiptarë

Publikohen “kodoshët”, 7 shqiptarë

3 gusht-“Jemi duke punuar në përgatitjen e regjistrit dhe nëse nuk del ndonjë pengesë teknike, shpresojmë se sot këtë regjistër do ta publikojmë në faqen zyrtare të komisionit. Për 11 funksionarët që janë shpallur si bashkëpunëtor më herët do të publikohen vetëm emrat, por jo edhe dokumentet pasi ata nuk janë ankuar, ndërsa për këta 11 të fundit që i ktheu Gjykata Administrative dhe komisioni i shpalli përsëri, do të publikohen edhe dokumentet e tyre”, tha Haxhiev ekskluzivisht për gazetën “Koha”.

Sot pritet që Komisioni për lustrim të publikojë të gjithë emrat e ish-funksionarëve, për të cilët është konstatuar se kanë qenë ish bashkëpunëtorë të shërbimeve të sigurimit shtetëror të ish-sistemit komunist.

Bashkë me emrat, komisioni do të publikojë edhe dosjet mbi të cilat është marrë vendimi, por vetëm për ata që janë ankuar në gjykatë dhe komisioni ka sjellë përsëri vendimin e njëjtë, konfirmoi për gazetën “Koha”, kryetari i Komisionit për lustrim, Tome Haxhiev.

“Jemi duke punuar në përgatitjen e regjistrit dhe nëse nuk del ndonjë pengesë teknike, shpresojmë se sot këtë regjistër do ta publikojmë në faqen zyrtare të komisionit. Për 11 funksionarët që janë shpallur si bashkëpunëtor më herët do të publikohen vetëm emrat, por jo edhe dokumentet pasi ata nuk janë ankuar, ndërsa për këta 11 të fundit që i ktheu Gjykata Administrative dhe komisioni i shpalli përsëri, do të publikohen edhe dokumentet e tyre”, tha Haxhiev ekskluzivisht për gazetën “Koha”.

Në listën e 22 “kodoshëve” gjenden edhe shtatë shqiptarë, mëson gazeta “Koha” nga burime të sigurta brenda komisionit për lustrim. Për tre gazetarët shqiptarë tanimë të pensionuar komisioni nuk do të publikojë dosje pasi të njëjtit nuk janë ankuar në Gjykatë dhe kanë pranuar vendimin e parë. Dokumentet origjinale mbi të cilat komisioni ka sjellë vendim do të publikohen për katër funksionarët e tjerë rastet e të cilëve, Gjykata administrative i kishte hedhur pas abrogimit të disa neneve të ligjit të vjetër për lustrim nga Gjykata Kushtetuese. Në dokumentet që do të publikohen në internet, komisioni do të fshijë emrat e personave të tretë, viktimave dhe të tjerëve të cilët nuk kanë dhënë pëlqim për t’i publikuar.Marre nga gazeta (Koha)

Gjithashtu lexo

Sali Berisha: “Shkëndija” e Tetovës bën sot historinë!

Ish- kryeministri Sali Berisha i kushton një status ndeshjes mes Milanit dhe Shkëndijës së Tetovës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *