Home / Lajme / Maqedoni / Pushon së rahuri zemra e Arbën Xhaferit

Pushon së rahuri zemra e Arbën Xhaferit

15 gusht-“Unë jam ende i ulur në zyrën time, duke u përpjekur për të ndaluar një luftë civile, ose më saktë një luftë mes maqedonasve dhe shqiptarëve”. Kështu u shpreh Arbën Xhaferi 11 vite më parë, gjatë konfliktit të armatosur në Maqedoni, teksa gazetarja serbe Jelena Bjelica hodhi dyshime mbi gjendjen e tij shëndetësorë që kishte filluar të shfaqej e rënduar.

Pushon së rahuri zemra e Arbën Xhaferit, kryetar i nderit i Partisë Demokratike Shqiptare , i cili gjendej në shërim në Klinikën për neurologji. Siç njoftoi Vlladimir Mirçevski, neurokirurg nga Klinika për neurologji, Xhaferi ka ndërruar jetë pasdite si pasojë e sulmit në tru që e përjetoi para një jave. “Xhaferi vdiq sot në ora 15 e 50 minuta edhe krahas të gjitha masave të ndërmarra”, deklaroi Mirçevski.Xhaferi u hospitalizua javën e kaluar në Klinikën për neurologji.
“Me rastin e vdekjes së Arbën Xhaferi nesër më 16 Gusht 2012, në ora 12.00 në Pallatin e Kulturës në Tetovë do të mbahet mbledhja komemorative, kurse kortezhi për përcjelljen e të ndjerit do të niset nga qendra e Tetovës në ora 13.30 për në varrezat e qytetit të Tetovës”, qëndron në njoftimin e Partisë Demokratike Shqiptare. Xhaferi për 12 vite e udhëhoqi PDSH-në deri në vitin 2007 kur edhe në vend të tij erdhi kryetari aktual Menduh Thaci. Arben Xhaferi lindi në Tetovë me 24 janar 1948. Shkollën fillore dhe të mesme e ka kryer në Tetovë ndërsa studimet filozofike në Beograd. Deri vitin 1990 ka punuar në Radio televizionin e Prishtinës si redaktor përgjegjës për programin kulturor. Nga mesi i viteve 1990 është ndër të parët që përjashtohet nga Televizioni nga regjimi i Milosheviçit. Pas kësaj periudhe punon si analist në të përjavshmen “Koha” me editor Veton Surroin, në “Forum” që drejtohej nga Adem Demaçi dhe në disa media të tjera shqiptare përfshirë dhe shumë gazeta prestigjioze në botë. Do të vijë viti 1993 kur Arbën Xhaferi do të kthehet në vendlindje, tashmë jo si analist, por sipolitikan ku së bashku me Menduh Thacin themelojnë Partine Demokratike Shqiptare të cilën ai e udhëhoqi plot 12 vjet deri në vitin 2007. Ai ishte edhe deputet në Parlamentin e Maqedonisë gjatë kësaj periudhe qeverisjeje.
Rikujtojmë deklaratën e tij gjatë vitit 2001. “Unë jam ende i ulur në zyrën time, duke u përpjekur për të ndaluar një luftë civile, ose më saktë një luftë mes maqedonasve dhe shqiptarëve”. Kështu u shpreh Arbën Xhaferi 11 vite më parë, gjatë konfliktit të armatosur në Maqedoni, teksa gazetarja serbe Jelena Bjelica hodhi dyshime mbi gjendjen e tij shëndetësorë që kishte filluar të shfaqej e rënduar. PDSH e udhëhequr nga Xhaferi arriti të fitojnë zgjedhjet parlamentare të vitit 1998. Erdhi në pushtet me një strategji krejtësisht te re. Xhaferi njihet si ndërtuesi i platformës për demokraci konsensuale, si një parakusht për parandalimin e tendencave margjinalizuese të aplikuara në atë kohë kundrejt shqiptarëve, por dhe si mjet që mund të ishte efikas kundër ndarjeve territoriale që sot e kësaj dite i kanosen Maqedonisë. Gjatë konfliktit të armatosur të vitit 2001, Xhaferi investohet tek faktori ndërkombëtar që motivet e luftës të mos kërkohen atje ku nuk ekzistonin, pra në Kosovë apo te animet gjenetike të shqiptarëve për rebelim, ashtu siç pretendonin faktorët maqedonas, por te koncepti i shtetit i cili nuk përputhej me realitetin. Qasja e Xhaferit në atë kohë turbullirash u përkrah më në fund nga faktori ndërkombëtar, duke bërë të mundur legjitimimin e luftës së shqiptarëve, duke nisur kështu maratona e Ohrit, që përfundoi me një marrëveshje për ndërrimin e konceptit etnocentrik të shtetit. Ai i drejtoi publikisht një letër kryetarit të shtetit Boris Trajkovski, duke refuzuar pjesëmarrjen në bisedime me të. Kohëve të fundit Xhaferi vuante nga sëmundja e Parkinsonit, që ishte shkak për largimin nga politika aktive dhe më shumë merrej me analiza kombëtare.Xhaferi në cilësinë e kryetarit të PDSH-së ishte njëri nga nënshkruesit e Marrëveshjes së Ohërit në vitin 2001 që I dha fund konfliktit të armatosur gjashtë mujor në Maqedoni.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *