Home / Lajme / Rajon / Qeveria shqiptare me një minutë heshtje nderon Arbën Xhaferrin

Qeveria shqiptare me një minutë heshtje nderon Arbën Xhaferrin

17 gusht-Në nisje të mbledhjes së qeverisë, kryeministri Sali Berisha ftoi ministrat e kabinetit që të nderojnë së bashku kujtimin dhe kontributin në politikë të zotit Arbën Xhaferri, të vlerësuar prej kryeministrit Berisha si “njëri prej politikanëve më të shquar të botës shqiptare, mendimtar, personalitet, lideri i urtë, i vendosur, i sprovuar, me një kontribut historik në promovimin dhe mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të shqiptareve në Maqedoni, por edhe shqiptarëve kudo që ata jetojnë.

Qeveria e Shqipërisë nderoi sot me një minutë heshtje kujtimin dhe veprën e e politikanit të shquar shqiptar, të Maqedonisë, Arbën Xhaferri, i cili u nda nga jeta një ditë më parë.

Në nisje të mbledhjes së qeverisë, kryeministri Sali Berisha ftoi ministrat e kabinetit që të nderojnë së bashku kujtimin dhe kontributin në politikë të zotit Arbën Xhaferri, të vlerësuar prej kryeministrit Berisha si “njëri prej politikanëve më të shquar të botës shqiptare, mendimtar, personalitet, lideri i urtë, i vendosur, i sprovuar, me një kontribut historik në promovimin dhe mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të shqiptareve në Maqedoni, por edhe shqiptarëve kudo që ata jetojnë.

“Më lejoni tju ftoj ju, të nderojmë së bashku kujtimin dhe veprën e njërit prej politikanëve më të shquar të botës shqiptare, një mendimtari, personaliteti, lideri të urtë të vendosur, të sprovuar, me një kontribut historik në promovimin, mbrojtjen e lirive dhe të të drejtave të shqiptareve në Maqedoni, por edhe shqiptarëve kudo që ata jetojnë. Të nderojmë së bashku veprën e Arbën Xhaferrit, i cili luftoi ditët e fundit në një betejë shumë të egër me një sëmundje shumë të rëndë. Ai nuk e fitoi dot këtë betejë, por lë pas një trashëgimi të shkëlqyer, lë një kontribut thelbësor, lë pas në vizion që do i frymëzojë shqiptarët si komb, në rrugën e tyre të realizimit të idealeve më të larta njerëzore dhe kombëtare, ndaj dhe për të ndarë zinë me familjen e tij, me bashkëpunëtorët e tij më të afërt, me anëtarët e partisë që ai themeloi dhe udhëhoqi, me qytetarët shqiptarë të Maqedonisë dhe të gjithë shqiptarët kudo që janë, le të nderojmë me një minutë heshtje kujtimin e tij”, theksoi në fjalën e tij kryeministri Berisha.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *