Home / Lajme / Maqedoni / Ramizja kryen me sukses operacionin e dytë

Ramizja kryen me sukses operacionin e dytë

28 gusht-“Jam shumë e lumtur që sërish do të ec në këmbë si kur kam qenë e vogël. Tash jam kthyer nga Banjat e Katllanovës dhe ndjehem shumë mirë. Ju falënderoj shumë juve si medium të gjithë shqiptarët brenda dhe jashtë, mjekët të cilët më dolën në ndihmë kur isha me keq. As vetë se kam besuar se do të vjen kjo ditë që unë sërish të ec vetë”, thotë Ramizja.

Urim Hasipi
Merr fund maratona për shërimin e 19 vjeçares, Ramize Beqiri, nga fshati Brodec i Tetovës, e cila vuante nga paraliza në këmbët e saj që nga mosha 4 vjeçare, kurse prej moshës 13 vjeçare ajo ishte e palëvizshme.

Ramizja këtyre ditëve është kthyer nga Banja e Katllanovës, ndërsa është në gjendje të mirë shëndetësore pas operacionit të dytë të kryer edhe në këmbën tjetër.

Tash ajo për një kohë të shkurtë do të ec vetë, ndërsa vetë Ramizja bashkë me familjen nuk e fshehin gëzimin se gjendja e saj ka ndryshuar 100 për qind, nga një vajzë e palëvizshme dhe tash sërish ajo është në këmbë.

Ajo shprehet se ndjehet shumë mirë dhe se ka përmirësim të madh.

Pas 21 ditë qëndrimi në banjë Ramizja kthehet tek familje, por jo nën përkujdesje të të afërmve të saj por vetëm në këmbë.

“Jam shumë e lumtur që sërish do të ec në këmbë si kur kam qenë e vogël. Tash jam kthyer nga Banjat e Katllanovës dhe ndjehem shumë mirë. Ju falënderoj shumë juve si medium të gjithë shqiptarët brenda dhe jashtë, mjekët të cilët më dolën në ndihmë kur isha me keq. As vetë se kam besuar se do të vjen kjo ditë që unë sërish të ec vetë”, thotë Ramizja.

Ajo shprehet se tash mund të luajë sërish me shoqet e saj pa përkujdesjen e njerëzve të afërt të saj. Alihan Beqiri, babai i Ramizes, nuk e fsheh dot kënaqësinë që vajza e tij sërish është në këmbët e saj. Ai tregon se këtyre viteve kishte vetëm një qëllim, që vajza e tij të ngrihet në këmbë.

Beqiri tregon se nuk e ka pasur lehtë kur është drejtuar te mediat që të kërkojë ndihmë, por gjendja e vështirë financiare e kishte detyruar të ndërmarrë këtë hap. “Gjithsej kam harxhuar 15 mijë euro deri më tani, por falë ndihmës së njerëzve nga gjithandej e kam tejkaluar këtë situatë, sepse vetë s’kam patur mundësi, sepse jam i papunë dhe jetoj me një ndihmë sociale. Vajza ka përmirësim shumë të madh.

Nuk është si ka qenë, mund të them se 100 për qind është bërë më mirë. Tash kanë ngelur kontrollet që duhet të bëhen çdo muaj, por kryesorja është se vajza tash mund të ec”, thotë Alihan Beqiri.

Ai falënderon publikisht gazetën KOHA që ka alarmuar opinionin për rastin e vajzës së tij. Ndryshe, operacioni i parë familjes Beqiri i ka kushtuar mbi tre mijë euro, ndërsa po aq mjete janë harxhuar edhe për operacionin e dytë.

Ndryshe, ajo që nga mosha 4 vjeçare vuan nga paraliza në këmbë, kurse në vitin 2006 dhe 2007 u nënshtrohet dy operacioneve në klinikat e Shkupit, të cilat rezultojnë pa sukses, ndërsa mjekët nuk kanë garantuar se operacioni i tretë do të jetë i suksesshëm. Ramizja në moshën 19 vjeçare u desh të përballet me invaliditet në këmbët e saja, por situata tashmë është ndryshe.

Në fillim të këtij viti familja Beqiri, në pamundësi për të siguruar mjete për operacionet e vajzës, u drejtua për apel përmes mediumit tonë, ndërsa popullata shqiptare u solidarizua më këtë familje duke ndihmuar që Ramizja sërish të ngrihet në këmbët e veta, njëjtë si në moshën 4 vjeçare. Dy operacionet e fundit u kryen në spitalin privat Sistina në Shkup.

Vërejtje:Çdo tekst i huazuar nga kjo ueb faqe duhet të citohet ose të shënohet komplet adresa e ueb faqes. Në të kundërtën do të meren masa ligjore ndaj atyre që marrin lajme nga kjo ueb faqe dhe nuk e tregojnë burimin.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *