Home / Lajme / Maqedoni / RDK: Tensionet VMRO-BDI janë artificiale

RDK: Tensionet VMRO-BDI janë artificiale

24 gusht-RDK përsërit se është e përgatitur për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe ripërsërit qëndrimin e saj se opsioni më i mirë për vendin është organizimi i zgjedhjeve të përbashkëta parlamentare dhe lokale gjatë muajit mars të vitit 2013.

Tensionet e fundit në relacionin VMRO-BDI që arrijnë kulminacionin me futjen në procedurë parlamentare të Ligjit për “Branitelat” e vitit 2001, janë edhe një tensionim artificial i radhës për motive të marketingut politik. Ky është qëndrimi i Rilindjes Demokratike Kombëtare lidhur me tensionet e fundit në raportet BDI-VMRO. Partia e Osmanit është e bindur se përkundër prononcimeve të zyrtarëve më të lartë të BDI dhe të VMRO-së, këta partnerë politikë nuk do të vendosin të shpërbëjnë shumicën aktuale qeveritare dhe nuk do të shpallin zgjedhje të parakohshme parlamentare. “Arroganca politike e VMRO-së, mohimi dhe përbuzja e UÇK-së dhe mospërfillja e dëshmorëve shqiptarë të vitit 2001 nga kjo parti, përkundër tërheqjes politike të BDI-së nëpërmjet kërkim faljes të ministrit të Mbrojtjes verifikojnë edhe njëherë etnonacionalizimin e VMRO-së në raport me shqiptarët në Maqedoni. RDK mbron qëndrimin e saj konsistent se të dy partitë qeveritare nuk kanë alternativë për zëvendësim të partnerëve aktualë në kuptim të ruajtjes së shumicës qeveritare ose krijimit te partneriteteve të reja strategjike”, thuhet në kumtesën e RDK-së. Kjo parti është e bindur se “qeveria aktuale VMRO-BDI është qeveri pa legjitimitet politik dhe ndëretnik dhe qeveri e cila evidenton dështime serioze në veçanti në agjendën e saj ekonomike–sociale dhe të integrimit euroatlantik”. RDK përsërit se është e përgatitur për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe ripërsërit qëndrimin e saj se opsioni më i mirë për vendin është organizimi i zgjedhjeve të përbashkëta parlamentare dhe lokale gjatë muajit mars të vitit 2013.(KOHA)

Gjithashtu lexo

Kallëzim penal deri te PSP nga Mehmeti, Llatas dhe Talevska kundër biznesmenit Palevski

Ashtu siç u informua dje nga Telegrafi, biznesmeni Ljupço Palevski është marrë në pyetje informative …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *