Home / Lajme / Maqedoni / Reagim lidhur me vendimet e fundit të KRRE

Reagim lidhur me vendimet e fundit të KRRE

4 gusht-Qendra për Mirëkuptim dhe Bashkëpunim Institucional dënon ashpër këtë politikë dhe qasje të pushtetit dhe kërkon nga qeveria që të rishqyrtojë edhe njëherë të gjitha veprimet e gabuara ekonomike në këtë kohë krize.

Shtrenjtimet e ditëve të fundit janë duke e thelluar gjithnjë e më shumë krizën në të cilën ka kohë që gjendet vendi ynë, duke rënduar kështu tej mase xhepat edhe ashtu pothuajse të zbrazët të qytetarëve tanë dhe duke i vendosur ata përballë një gjendje edhe më të vështirë ekonomike.
Në këtë kohë krize, kur qeveria në mënyrë të pakuptimtë po harxhon mjete enorme në projekte joprofitabile dhe për ngritjen e statujave dhe përmendoreve të ndryshme, rritja e çmimit të derivateve të naftës, rrymës elektrike, ngrohjes qendrore, artikujve ushqimorë e çka jo tjetër, paraqet edhe një goditje shtesë materiale dhe psikologjike për qytetarin e rëndomtë.
Qendra për Mirëkuptim dhe Bashkëpunim Institucional dënon ashpër këtë politikë dhe qasje të pushtetit dhe kërkon nga qeveria që të rishqyrtojë edhe njëherë të gjitha veprimet e gabuara ekonomike në këtë kohë krize. Tërheqja nga projektet jofitimprurëse, drejt investimit në projekte të mirëfillta dobiprurëse, gjithsesi do të ishte një ndër hapat kryesorë në këtë drejtim.
Po ashtu, QMBI kërkon shkarkimin urgjent të Komisionit rregullator për energjetikë dhe tërheqjen e vendimeve kontroverse të miratuara nga ana e tij ditëve të fundit, përfshi këtu Rregulloren absurde për ngrohjen qendrore, largimin e tarifës së lirë ditore për harxhimin e energjisë elektrike, si dhe rritjet e reja të çmimit të energjisë elektrike dhe ngrohjes qendrore.
Një vendim i tillë do të shërbente si një fije shprese për qytetarët se megjithatë ata mbeten brenga kryesore e qeverisë, e jo mbrojtja e interesave të tjetër kujt. Në të kundërtën, një eksplodim i vërtetë social do të ishte përgjigja më e merituar karshi kësaj politike krejtësisht të gabuar dhe dëshpëruese të pushtetarëve.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *