Home / Sport / Renova dorëzohet para Vardarit

Renova dorëzohet para Vardarit

Pasi sezonin e kaluar kishin barazuar në pesë takime dhe Renova eliminoi Vardarin në gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë, kësaj rradhe vjen një hakmarje e vogël e shkupjanëve, të cilët triumfojnë në mes të Tetovës.

Renova është mundur me rezultatin 2:0 nga Vardari në ndeshjen më interesante të javës së katërt në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë. Pasi sezonin e kaluar kishin barazuar në pesë takime dhe Renova eliminoi Vardarin në gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë, kësaj rradhe vjen një hakmarje e vogël e shkupjanëve, të cilët triumfojnë në mes të Tetovës. Renova nuk solli lojën e saj të njohur, thuajse fare nuk rrezikoi kundërshtarin, ndërsa shfaqi pasiguri në fazën e mbrojtjes. Dragan Georgiev në minutën e 61 shënoi për epërsi të miqve, ndërsa 12-të minuta para fundit, Kostovski vendosi rezultatin përfundimtar, Renova 0, Vardari 2. Ndeshje interesante u zhvillua në Shtip, ku Bregallnica dhe Shkëndija barazuan pa gola. ‘Kuqezinjtë’ tetovarë kanë treguar lojë të mirë, ndërsa në fund të pjesës së parë për pak sa nuk avansuan me anë të Pollozhanit, goditja e të cilit u ndal në kornizën e portës vendase. Horizont Turnova vazhdon me rezultatet pozitive, kësaj rradhe duke e mundur 2:0 Metalurgun. Figurë qendrore e kësaj përballje ishte Dejan Bllazhevski, i cili ishte autor i të dy golave për Horizontin, në minutën e 31 dhe 55. Rabotniçki me një gol të Pandovskit në minutën e fundit ka mundur 2:1 Pelisterin, pasi paraprakisht Velkovski shënoi nga pika e bardhë për vendasit, ndërsa miqtë barazuan 10-të minuta para fundit me anë të Rutevskit. Ndërkohë Napredokut i ka mjaftuar një gol i Kleçkarovskit, për të mundur 1:0 Sileksin në duelin e zhvilluar në Kërçovë. Pas katër javëve të zhvilluara, vendin e parë në renditje e mban Horizont Zdravje nga Turnova me 10-të pikë të tubuara dhe njëkohësisht pas humbjes së Renovës, ata mbeten ekipi i vetëm që s’ka përjetuar disfatë në këtë start të kampionatit.

Dyshet e javës së IV:
Renova-Vardari 0:2,
Bregallnica-Shkëndija 0:0,
Rabotnicki-Pelisteri 2:1,
Horizonti-Metalurgu 2:0,
Napredoku-Sileksi 1:0,
Teteksi-Drita

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *