Home / Sport / Renova kalon me vështirësi

Renova kalon me vështirësi

Mbrojtësi i titullit në Kupën e Maqedonisë, Renova e Xhepcishtit më vështirë se sa pritej ka arritur të sigurojë kualifikim në raundin e ardhshëm të garës më masovike të futbollit në vend. ‘Gjipspunuesit’ edhe pse shiheshin si favorit të mëdhej në 1/16 e finales në përballjen me ekipin e kategorisë së tretë Poeshevës, megjithatë ka arritur të sigurojë kualifikimin vetëm në minutën e 88-të me eurogolin e Vullnet Eminit, që vendosi rezultatin përfundimtar 1:2 për miqtë.

Paraprakisht vendasit befasuan në minutën e 22, kur veterani Toni Micevski shënoi për epërsi të vendasve. Renova barazoi me anë të Muharem Bajramit nga pika e bardhë në minutën e 30-të. Edhe pse me vështirësi, Renova gjithsesi arriti të kalojë pengesën e parë në Kupën e Maqedonisë, duke vazhduar rrugëtimin për mbrojtjen e këtij trofeu. Njëherit kjo ishte fitorja e dytë e Qatip Osmanit në ndeshjen e dytë nën drejtimin e Renovës. Rufeja-M përkundër ambicieve të mëdha për befasi, është dorëzuar përballë kampionëve të Maqedonisë, Vardarit, duke u mundur në Bërvenicë me rezultatin 0:2. Temelkov dhe Geshovski ishin autor të golave për miqtë, që në pjesën e parë, duke bërë vazhdimin e ndeshjes vetëm rutinë. Drita e Bogovinës ka avansuar në 1/8 e finales, pasi ka eliminuar Maxhari Solidarnostin, pas fitores 0:1 me golin e Radevskit. Bashkimi i Kumanovës ka sjellë befasi, duke eliminuar anëtarin e Ligës së Dytë, Tikveshin. Miqtë udhëhiqnin 0:2, para se Bashkimi të barazojë në 2:2, ndërsa tregohen më të saktë në egzekutimin e penaltive, duke avansuar në raundin e ardhshëm pas fitores 5:4. Befasitë e para në Kupën e Maqedonisë janë eliminimi i Rabotnickit dhe Napredokut. ‘Romantikët’ luajtën pa gola përballë Pobeda Juniorit, ndërsa humbën 5:4 në penalti. Ndërkohë Napredoku që vinte në duelin e Kupës pas fitores së madhe ndaj Vardarit, është dorëzuar përballë ekipit të ri në Ligën e Dytë, Babi. Skuadra nga Shtipi mundi kërcovarët me rezultatin 1:0, duke i eliminuar që në start të garave në Kupën e Maqedonisë. Shkëndija dhe 11 Oktomvri janë kualifikuar më tej pa ndeshje të zhvilluar, pasi kundërshtarët e tyre Pllackovica dhe Astibo nuk siguruan teren adekuat në kohë, ndërsa takimet regjistrohen me rezultat zyrtar për miqtë. Dyshet për 1/8 e finales së Kupës së Maqedonisë do të mësohen pas hedhjes së shortit, ndërsa në vazhdim të kësaj gare do të zhvillohen nga dy ndeshje (vendas-mysafir), deri në finalen e madhe.

Kupa e Maqedonisë 1/16 e finales:
Astibo-11 Oktomvri (0:3) zyrtarisht,
Novaci-Renova 1:2,
Pobeda J.-Rabotnicki 0:0 (5:4 pen.),
Pllaçkovica-Shkëndija (0:3) zyrtarisht,
Maxhari S.-Drita 0:1,
Gostivari-Bregallnica 0:0 (1:3 pen.),
Bashkimi-Tikveshi 2:2 (5:4 pen.),
Karaormani-Metalurgu 1:2,
Babi-Napredoku 1:0,
Lokomotiva-Miravci 2:2 (6:5 pen.),
Rufeja M-Vardari 0:2,
Bellasica-Sileksi 1:3,
Babuna-Horizonti 0:4,
Luboteni-Euromilku 0:5,
Ohrid 2004-Teteksi 2:7,
Sllavej-Pelisteri 0:6.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *