Home / Sport / Renova ndalet pa gola përballë Horizontit

Renova ndalet pa gola përballë Horizontit

“Ndeshje e vështirë, në mot të nxehtë dhe përballë një ekipi cilësor. U pa qartë se Horizonti nuk është ekip naiv, ndërsa në rezultatin final i ndihmuam edhe ne, që nuk arritëm të shënojmë nga disa mundësi të mira. Në fund ndoshta është mirë që edhe nuk humbëm takimin, nëse marrim parasysh disa kundërsulme të shpejta të miqve, që për fat të mirë nuk u konkretizuan me gol. Barazimi në këtë ndeshje për ne nuk është rezultat i mirë, mirëpo ne duhet të harojmë këtë ndeshje dhe të koncentrohemi në atë që na pret në të ardhmen”, deklaroi pas ndeshjes, porteri i Renovës, Suat Zendeli.

Skuadra e Renovës është ndalur në barazim pa gola përballë Horizont Zdravjes nga Turnova e Strumicës, në ndeshjen e parë të javës së tretë në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoni. Edhe pse paralajmëronin fitore dhe tre pikë të reja, futbollistët e skuadrës nga Xhepçishti nuk arritën për më shumë se 90-të minuta të paktën as një herë të prekin rrjetën kundërshtare. Në këtë drejtim merita të mëdha kanë edhe miqtë, të cilët u treguan si skuadër shumë e mirë, me mbrojtje efikase dhe të koncentruar, mesfushë të tërhequr dhe sulmues krahu të shpejtë që rastin e tyre e kërkonin në kundërsulme. Me një fjalë, Horizonit ishte i vendosur shumë mirë taktikisht në fushë, dhe dinte saktësisht se çka dëshiron nga ky takim. Barazimi ishte caku i parë, ndërsa mundësisht në një kundërsulm të gjenin golin e fitores. Gjithsesi Renova ishte skuadra që dominoi, që sulmoi vazhdimisht dhe që insistonte të shënojë, mirëpo dukej që në fillim të ndeshjes se mungon freskia te futbollistët e Qatip Osmanit. Pandev disi nuk arrinte të gjente veten në këtë takim, Gafuri, Nuhiu, dhe Andonvo thuajse ishin jashtë loje, ndërsa i vetmi që tentonte të bëjë diçka ishte Muharem Bajrami, i cili kanosej kryesisht me goditje nga distanca. Dhe pikërisht nga situata të këtilla Renova kishte mundësitë më të mira për të avansuar, mirëpo në tre katër raste Bajrami për pak nuk ishte préciz, ndërsa në dy situata shtylla ishte aleate e portierit mysafir Dimovski. Në anën tjetër futbollisti Bllazhevski ishte lojtari kryesor i Horizontit dhe në shumë raste ishte i pandalshëm për vendasit. Miqtë mundeshin që të dalin edhe me fitore nga ky takim, kur pas një kundërsulmi të shpejtë, Bllazhevski kalon disa futbollistë, i krijoi vetes pozitë të mirë për të goditur, mirëpo Suat Zendeli në këtë moment u shfaq shpëtimtar për skuadrën e Renovës, duke ndalur këtë tentim. Në fund, takimi u mbyll me rezultatin e fillimit, nga i cili natyrisht më e kënaqur doli skuadra mysafire. “Ndeshje e vështirë, në mot të nxehtë dhe përballë një ekipi cilësor. U pa qartë se Horizonti nuk është ekip naiv, ndërsa në rezultatin final i ndihmuam edhe ne, që nuk arritëm të shënojmë nga disa mundësi të mira. Në fund ndoshta është mirë që edhe nuk humbëm takimin, nëse marrim parasysh disa kundërsulme të shpejta të miqve, që për fat të mirë nuk u konkretizuan me gol. Barazimi në këtë ndeshje për ne nuk është rezultat i mirë, mirëpo ne duhet të harojmë këtë ndeshje dhe të koncentrohemi në atë që na pret në të ardhmen”, deklaroi pas ndeshjes, porteri i Renovës, Suat Zendeli, i cili së bashku me Muharem Bajramin ishin ndër pikat e rralla pozitive të Renovës në takimin përballë Horizonitit. Miqtë me këtë barazim mbyllën me sukses serinë e ndeshjeve të njëpasnjëshme me skuadrat tetovare. Pasi mundën 0:1 Teteksin në xhiron e parë, në javën e dytë fituan 3:2 përballë Shkëndijës, ndërsa ja tani barazojnë pa gola me Renovën në Tetovë.

Renovës i mohohet një penalti

Duket se skuadra e Renovës në ndeshjen e të shtunës u dëmtua nga arbitrat. Pos disa rasteve më të vogla, duket se përfundimisht në pjesën e parë skuadrës nga Xhepçishti i’u mohua një penalti e pastërt. Marjan Andonov ishte në depërtim dhe pasi kaloi një futbollist dhe po depërtonte në zonë, ndalet në mënyrë të parregullt nga mbrojtësi i Horizontit. Të gjithë në stadium panë faul, përveç arbitrave që lejuan që loja të vazhdojë.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *