Home / Sport / Renova pret startin në qetësi

Renova pret startin në qetësi

“Normal që paraqitja në Evropë nënkupton se s’kishim shumë kohë për të pushuar, mirëpo mendoj se ekipi është i gatshëm për të nisur sezonin e ri. Pas eliminimit nga Liga Evropa, kishim disa ditë pushim të cilat tentuam t’i shfrytëzojmë në maksimum. Këto ditë kemi punuar për të tempuar formën për sezonin e ri, ku presim të jemi përsëri pretendent”, deklaroi gardiani i Renovës, Suat Zendeli.

Disa ditë para fillimit të sezonit të ri në Ligën e Parë të futbollit në vend, qetësi në taborin e Renovës. Ekipi xhepcishtas pati paraqitje pozitive në Evropë, fitoi dy herë me rezultat identik 4:0 Libertasin nga San Marino, ndërsa humbjen 0:2 nga Gomeli i Bjellorusisë në ‘teren vendas’ (në Kumanovë), e kompensoi me fitore befasuese 1:0 në transfertë, që gjithsesi ishte e pamjaftueshme për të kualifikuar ekipin në raundin e tretë. Mirëpo mbetet përshtypja se Renova ishte ekipi më i suksesshëm (nëse mund të flasim për suksese?) që përfaqësoi Maqedoninë në Kupat Evropiane. Mirëpo tani kur ‘ëndëra evropiane’ ka përfunduar, ekipi duhet të mendojë për kampionatin vendor dhe këta ditë të fundit para startit, ‘gjipspunuesit’ punojnë disi në heshtje dhe pa shumë zhurmë. “Normal që paraqitja në Evropë nënkupton se s’kishim shumë kohë për të pushuar, mirëpo mendoj se ekipi është i gatshëm për të nisur sezonin e ri. Pas eliminimit nga Liga Evropa, kishim disa ditë pushim të cilat tentuam t’i shfrytëzojmë në maksimum. Këto ditë kemi punuar për të tempuar formën për sezonin e ri, ku presim të jemi përsëri pretendent”, deklaroi gardiani i Renovës, Suat Zendeli. Skuadra nga fshati Xhepcisht i Tetovës prej më herët ka paralajmëruar organet kompetente të FFM-së se ndeshjet e saj si vendas do t’i zhvillojë ditëve të shtuna dhe rrjedhimisht nënkuptohet se do të ketë nderin që të zhvillojë takimin e parë me të cilin do të hapet sezoni garues 2012/13. Kundërshtar i parë i Renovës do të jetë Napredoku i Kërcovës, në duelin që do të zhvillohet të shtunën në Tetovë. “Ne respektojmë të gjitha skuadrat në Ligën e Parë dhe Napredoku nuk është përjashtim. Kanë ekip cilësor dhe të papërshtatshëm, mirëpo nëse shikojmë gjërat realisht, nuk duhet të lejojmë të na shkaktojnë problem. Normal duhet një qasje serioze nga të gjithë futbollistët, angazhim maksimal dhe lojë e disiplinaur për 90-të minuta. Nëse arrijmë të komponojmë këta parametra, nuk dyshoj se Renova do të nisë me fitore sezonin e ri”, u shpreh mbrojtësi ekstrem i fituesit aktual të Kupës së Maqedonisë, shkupjani Suat Zendeli.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *