Home / Sport / Riberi: Më kërkuan Barça e Reali!

Riberi: Më kërkuan Barça e Reali!

Frank Riberi ka zbuluar në një intervistë të dhënë për “Sport Bild” se ka qenë shumë pranë transferimit në radhët e dy klubeve të famshme spanjolle: Real Madrid dhe Barcelona, por më pas ka zgjedhur që të qëndrojë në radhët e Bajern Mynih.

Sipas lojtarit francez, bisedimet janë zvilluar shumë shpejt pas fitores kundër madrilenëve, ndërsa i kanë ardhur oferta nga të dy klubet në fjalë që ishin të interesuara për shërbimet e tij.
“Në sezonin e kaluar mundëm Real Madrid në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve. Por ka qenë një moment kur në të vërtetë isha shumë pranë kalimit te Real Madrid ose Barcelona. Por kjo nuk ndodhi për shumë arsye. Mendoj se në aspektin sportiv, Bajern Mynih është në të njëjtin nivel me këto dy klube. Ndërsa si organizim klubi, mendoj se Bajern është më i mirë se Reali apo Barcelona”, ka treguar opinionin e tij futbollisti francez.
Riberi ka zbuluar gjithashtu se po mendon që të qëndrojë te bavarezët deri në fundin e karrierës së tij si futbollist, gjithmonë nëse klubi është dakord me një ide të tillë.
“Në zemrën time është gjithçka e qartë. Mjafton të dëgjoni çfarë thotë bashkëshortja ime në Francë për jetën në qytet dhe klubin, ajo është e entuziazmuar për mënyrën se si po jetojmë këtu. Unë e shoh veten duke mbyllur karrierën te Bajern. Jam i bindur se nuk do të jem i lumtur në asnjë skuadër tjetër siç jam këtu”, tha Riberi.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *