Home / Lajme / Maqedoni / Rikthehet seriali ‘dalim-s’dalim nga qeveria’

Rikthehet seriali ‘dalim-s’dalim nga qeveria’

23 gusht-Pavarësisht zhurmës që po bëhet këto ditë, të gjithë e dijmë se koalicioni nuk prishet aq lehtë, të paktën jo në mënyrë të papritur dhe jo për arsyet që funksionarë të caktuar mundohen të na shfaqin.

Është rikthyer sërish seriali i shumëpritur dhe tashmë i njohur për shqiptarët e Maqedonisë, “Dalim-s’dalim nga qeveria”.

Ky serial ka vite që shfaqet në skenën politike, që në kohën kur PDSH-ja ishte në qeveri ndërsa edhe BDI e vazhdon me dinjitet serialin disavjeçar.

Pavarësisht zhurmës që po bëhet këto ditë, të gjithë e dijmë se koalicioni nuk prishet aq lehtë, të paktën jo në mënyrë të papritur dhe jo për arsyet që funksionarë të caktuar mundohen të na shfaqin.

Nëse prishet koalicioni, prishet si pjesë e skenarit të mundshëm për zgjedhje të parakohshme, nga e cila pritet të përfitojnë të dy partitë kryesore të koalicionit VMRO-DPMNE dhe BDI, pasi sondazhet tregojnë se sa më të largëta të jenë zgjedhjet, aq më në avantazh do të kalojnë partitë opozitare.

Vendosja e luleve në Sllupçan nga ana e ministrave të BDI-së dhe riaktualizimi i ligjit për “branitellat” nga ana e VMRO-DPMNE-së, nuk janë gjë tjetër veçse veprime të koordinuara të partnerëve të koalicionit për të përfituar pikë para zgjedhjeve të ardhshme.

Prandaj, elektorati duhet të jetë i qetë dhe të mos i kap paniku dhe vapa e të “nxehtit” që ka “kap” koalicionin qeveritar.

Pa frikë, gjithçka është në rregull dhe situata është nën kontroll.ALMAKOS/albeu

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *