Home / Lajme / Maqedoni / Rinia me alkool prindërit të paintresuar

Rinia me alkool prindërit të paintresuar

Një pjesë e të rinjëve kanë ikur kur kanë vërejtur patullimin e policisë me prindërit, ndrësa disa janë ndalur dhe kanë folur para gazetarëve por nuk kanë dashur që emrat e tyre të publikohen. Një i ri i nacionalitetit maqedonas në kushte anonimiteti ka thënë se faji që fëmijët rijnë kaq vonë dhe konsumojnë alkool është tek prindërit të cilët nuk kanë kontroll ndaj fëmijëve të tyre se ku janë dhe çka bëjnë.

Urim Hasipi

Edhe pse adoloshentë por konsumojnë alkool. Kështu ishte pamja në oborrin e Çerdhes së fëmijëve në afërsi të qendrës sportive në Tetovë, gjatë një patrullimin të përbashkët që kanë bërë policia, prindër dhe përfaqëuses të bashkësive lokale nga Tetova dhe rrethina. Prindërit i lëshojnë fëmijët e tyre nga shtëpia gjatë orëve të vona të natës, ndërsa ata konsumojmë alkool, që sjell edhe deri tek dukuritë devijuese tek të miturit. Kryesisht oborri i kësaj çerdhe është i frekunetuar me të rinj të nacionalitetit maqedonas, ku konsumohet alkool. Një pjesë e të rinjëve kanë ikur kur kanë vërejtur patullimin e policisë me prindërit, ndrësa disa janë ndalur dhe kanë folur para gazetarëve por nuk kanë dashur që emrat e tyre të publikohen. Një i ri i nacionalitetit maqedonas në kushte anonimiteti ka thënë se faji që fëmijët rijnë kaq vonë dhe konsumojnë alkool është tek prindërit të cilët nuk kanë kontroll ndaj fëmijëve të tyre se ku janë dhe çka bëjnë. “Prindërit nuk kanë interesim për fëmijët e tyre. U mundësojnë që të kenë qasje në internet prej moshës së re dhe të shikojnë sajte për të rritur. Prindërit në të kaluarën ishim më rigoroz për sa i përket daljes së fëmijëve kurse sot është ndryshe”, thotë i riu maqedonas që patrulla e takoi në oborrin e çerdhes së fëmijëve në Tetovë në afërsi të qendrës sportive.Ndërkaq, kontrollet e pridërve bashkë me policinë e Tetovës, filluan nga qendra në lokalet ku kryesisht frekuentohen nga të rinjtë shqiptarë. Në këto lokale kryesisht sipas kamarierëve ka edhe të rinjë por edhe të ritur, ndërsa në këtë periudhë konsumimi i alkoolit është në nivel të ulët për shkak të muajit të ramazanit.
“Ka të rinjë që vijnë këtu, por pijnë nga një ose dy birra dhe mjafton me aq. Në këtë kohë ka shumë pak që konsumojnë alkool ndërsa në këtë ka ndikuar se është edhe muaji i agjërimit. Probleme ka shumë rrallë, këtuy kryesisht të rinjtë vijnë pas muzikës dhe shoqërisë”, thotë Leutrimi, kamarier në kafe Peopl`s. Edhe Nderim Rexhepi, poashtu kamarier në kafe Select, në Tetovë thekson se kohëve të fundit janë ndalur problemet ndërsa kryesisht kjo kafe frekuentohet nga të rinj të cilët adhurojnë muzikën. Ai poashtu thotë se gjatë muajit të ramazanit në këtë kafe nuk shesin alkool. Edhe pse publikisht nuk pranojnë por edhe në këto vende gjatë orëve të vona të natës të rinjtë konsumojnë alkool ndërsa në shumë raste ka edhe probleme. Kohëve të fundit në këtë pjesë të qytetit zakonisht ka patrullime të policisë që ka ndikuar dukshëm në zvogëlimin e problemeve gjatë orëve të vona të natës. Sipas Policisë së Tetovës, patrullimet e përbashkëta janë pjesë e projektit për të penguar dukuritë devijuese tek të rinjtë, pasi që kryesisht problemet ndodhin në vendet ku ata e kalojnë kohën e lirë.
“Qëllimi i këtij projekti në radhë të parë është që prindërit në vendngjarje të shohin vendet më aktuale ku frekuentohen nga të rinjë, dhe njëkohësisht prindërit të kenë një pamje më të qartë se kur bëjnë “konak” fëmijët e tyre gjatë kohës kur nuk janë në shtëpi por njëkohsisht të thellojnë bashkëpunimin me policinë që dukuritë devijuese të gjejnë zgjidhje”, thonë në policinë e Tetovës. Projekti në fjalë realizohet edhe në qytetet tjera të Maqedonisë.Krahas gjithë kësaj, një pjesë bukur e madhe e rinisë përveç alkoolit përdorin edhe drogë të llojit marihuanë e cila është bërë modë në mesin e rinisë.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *