Home / Sport / Rufeja-M e gatshme të sulmojë kreun

Rufeja-M e gatshme të sulmojë kreun

“Është e vërtetë se ekipi ka ndryshuar shumë në krahasim me vitin e kaluar. Përvoja që fituam sezonin që shkoi do të jetë e mirëseardhur për të ardhmen, ndërsa edhe futbollistët tani më kanë një përvojë më tepër në këtë drejtim. Paraqitjet pozitive që kishim në gjysmëstinorin pranveror, japin besim dhe optimizëm se Rufeja-M do të jetë në mesin e skuadrave më të forta në Ligën e Dytë’, deklaroi drejtori sportiv i KF Rufeja-M, Jasin Fetishi.

E ngjitur një vit më parë në Ligën e Dytë, duke lënë pas një gjysmësezon të parë të dobët dhe më pas duke u shëndruar në ‘hit’ të pjesës pranverore të sezonit të kaluar, Rufeja e Miletinës së Tetovës duket e gatshme kësaj rradhe të bëjë hapin e rradhës për të sulmuar kreun e tabelës në Ligën e Dytë. Ekipi cilësor, puna profesionale dhe mbështetja e parezervë nga pronari Samet Rasimi, bëjnë që optimizmi në rradhët e Rufesë të jetë real. “Unë e kam thënë edhe më parë se qëllimi i drejtuesve të klubit është të krijojë ekip cilësor i cili do të mund të jetë bartës i lojës për një periudhë më të gjatë. Prandaj ne do të vazhdojmë të ecim në këtë rrugë, duke ndërtuar në kontuinitet ekip cilësor, do kërkojmë rezultate pozitive pa ushtruar presion ndaj futbollistëve për ndonjë cak të lartë, mirëpo nëse na jepet rasti sigurisht se do të tentojmë që ta shfrytëzojmë në maksimum”, deklaroi drejtori sportiv i KF Rufeja-M, Jasin Fetishi, i cili shtoi. “Është e vërtetë se ekipi ka ndryshuar shumë në krahasim me vitin e kaluar. Përvoja që fituam sezonin që shkoi do të jetë e mirëseardhur për të ardhmen, ndërsa edhe futbollistët tani më kanë një përvojë më tepër në këtë drejtim. Paraqitjet pozitive që kishim në gjysmëstinorin pranveror, japin besim dhe optimizëm se Rufeja-M do të jetë në mesin e skuadrave më të forta në Ligën e Dytë’, tha Fetishi. Ndryshe ekipi i Rufesë ka bërë të gjitha parapërgatitjet për fillimin e sezonit të ri. Për dallim nga sezoni i kaluar, tani pjesë e Rufesë nuk janë sulmuesit Ertan Hasan dhe Jeton Shaqiri, ndëesa skuadra është përforcuar me Bunjamin Asanin, Valdet Osmanin, Vlorian Ismailin dhe Mentor Idrizin. Njëkohësisht Rufeja-M ka lënë pas përgatitje cilësore, ku përvec gjithë fazave të zhvilluara në Maqedoni, skuadra kishte qëndrim të suksesshëm një-javor të Turqi, ku zhvilloi dy takime kontrolluese. “Duhet të jemi të kënaqur me fazën përgatitore dhe ndeshjet e zhvilluara kontrolluese. Udhëtimi për në Turqi erdhi si qershi mbi tortë dhe besojmë se skuadra fitoi një përvojë plotësuese nga ndeshje ndërkombëtare. Jemi përgatitur mirë, kishim paraqitje pozitive dhe presim formën e ndeshjeve kontrolluese ta bartim në kampionat”, u shpreh Jasin Fetishi, ‘dora e djathtë’ e pronarit të KF Rufeja-M, Samet Rasimit. Skuadra nga Miletina e Tetovës në start të sezonit të ri në Ligën e Dytë do të përballet me Vrapcishtin, ndërsa në Kupën e Maqedonisë do të luajnë me kampionin në fuqi të Maqedonisë, Vardarin. “Të gatshëm presim startin e kampionatit dhe presim të nisim me fitore. Respektojmë skuadrën e Vrapcishtit që është ekip i ri në këtë kategori, mirëpo ne në cdo ndeshje luajmë për fitore dhe presim që me tre pikë të nisim me sukses sezonin e ri. Sa i përket ndeshje me Vardarin në Kupën e Maqedonisë është herët për të folur, mirëpo ne do përgatitemi maksimalisht për të bërë befasi përballë ekipi kampion”, përfundoi drejtori i Rufesë. Përballja Rufeja-M – Vrapcishti zhvillohet të shtunën në stadiumin e fshatit Brvenicë, me fillim në orën 17:00.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *