Home / Lajme / Maqedoni / Sektori ekonomik i BDI-së vlerëson të arriturat

Sektori ekonomik i BDI-së vlerëson të arriturat

2 gusht-
Mbledhja është udhëhequr nga ministri i Ekonomisë Valon Saraçini ku u diskutuan të gjitha projektet që përfshihen në programin zgjedhor, projektet që kanë përfunduar e që janë duke u realizuar me mjetet nga buxheti i shtetit si që është Sheshi “Skënderbeu” dhe të tjerë që presin fillimin si Zona ekonomike në Tetovë, Hidrosistemi për ujitje në fushën e Pollogut

Sekretariati ekonomik i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) mbrëmë ka mbajtur mbledhjen e radhës ku ka diskutuar dhe shqyrtuar zbatimin e programit zgjedhor të BDI-së, njëherësh pjesë e programit të Qeverisë.

Mbledhja është udhëhequr nga ministri i Ekonomisë Valon Saraçini ku u diskutuan të gjitha projektet që përfshihen në programin zgjedhor, projektet që kanë përfunduar e që janë duke u realizuar me mjetet nga buxheti i shtetit si që është Sheshi “Skënderbeu” dhe të tjerë që presin fillimin si Zona ekonomike në Tetovë, Hidrosistemi për ujitje në fushën e Pollogut…

Pastaj ndërtimi i stacionit për filtrimin e ujit në Gostivar, ndërtimi i rrugës Kërçovë-Dibër, rikonstruktimi dhe asfaltimi i disa rrugëve lokale dhe rajonale, ndërtimi dhe renovimi i shkollave fillore, ndërtimi i Shkollave të mesme në disa komuna shqiptare, rikonstruktimi i Teatrit shqiptarë në Shkup,ndërtimi i Urës në Saraj, si dhe shumë projekteve tjera.

“Sekretariati ekonomik në këtë mbledhje vlerësoi të arriturat e deritanishme dhe njëkohësisht konkludoi se duhet të vazhdojë jetësimi i platformës zgjedhore të partisë. Sekretariati konkludoi se duhet vazhduar bashkëpunimi në mes pushtetit qendror dhe atij lokal me qëllimtë realizimit të gjitha projekteve”, thuhet në komunikatën e SE-së së BDI-së

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *