Home / Sport / Selmani meret vesh me FC Milsami

Selmani meret vesh me FC Milsami

Pas bisedimeve disa ditore, të hënën të dyja palët kanë gjëtur gjuhën e përbashkët për bashkëpunim dhe tani mbetet të shihet nëse drejtuesit e Shkëndijës do të lejojnë largimin e Selmanit disa ditë para fillimit të sezonit të ri në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoni.

Mesfushori i Shkëndijës, Jasir Selmani këto ditë ka qëndruar në Moldavi ku ishte në bisedime intensive me drejtuesit e skuadrës elitaret FC Milsami. Pas bisedimeve disa ditore, të hënën të dyja palët kanë gjëtur gjuhën e përbashkët për bashkëpunim dhe tani mbetet të shihet nëse drejtuesit e Shkëndijës do të lejojnë largimin e Selmanit disa ditë para fillimit të sezonit të ri në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoni. “Pas disa ditë bisedime, menaxheri im dhe drejtuesit e FC Milsamit gjetën akordin për bashkëpunim. Më kanë ofruar kushte shumë të mira finansiare si dhe vend në formacionin bazë të ekipit. Jam i kënaqur me epilogun e bisedimeve, mirëpo realizimi i transferimit varet nga drejtuesit e Shkëndijës, me të cilët kam kontratë deri më 31 dhjetor të këtij viti. Unë jam fëmijë i Shkëndijës, te ky klub jam rritur dhe afirmuar dhe një ditë besoj të kthehem përsëri aty. Normal nuk pres të kem problem tani për tu larguar, pasi dëshira e cdo futbollisti është të provojë veten jashta kufijve të Maqedonisë”, deklaroi nga Moldavia ekskluzivisht për ‘Koha’, mesfushori Jasir Selmani.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *