Home / Sport / Shaqiri debuton me fitore në pankinën e Shkëndijës

Shaqiri debuton me fitore në pankinën e Shkëndijës

“Nuk mund të pritnim fitore më të ëmbël se kjo. Këtë fitore e ka merituar edhe publiku për durimin që pati gjatë gjithë ndeshjes. Ishte ky debutimi im dhe jam shumë i kënaqur me këtë fitore. Është fitore shumë e vlefshme për ekipin”, deklaroi pas ndeshjes tejet i emocionuar, trajneri i Shkëndijës, Artim Shaqiri.

Artim Shaqiri ka debutuar me fitore në pankinën e Shkëndijës, pasi që skuadra e tij shënoi fitore me rezultatin 1:0 përballë Metalurgut, në ndeshjen më interesante të javës së tretë në Ligën e Parë të futbollit në vend. Pas dy ndeshjeve në trasnfertë ku barazuan 1:1 me Pelisterin dhe u mundën 3:2 nga Horizonti, Shkëndija që në fillim u pa e vendosur të fitojë takimin e parë para tifozëve të saj, të cilët në kishin stërmbushur tribunën kryesore. Pas disa kanosjeve të ‘kuqezinjëve’, miqtë morën kontrollin e lojës dhe ishin skuadra më e qartë në teren, madje duke krijuar disa raste të mira shënimi. Dimovski për pak sa nuk shfrytëzoi gabimin e Berishës, ndërsa pak më vonë Stefanoviq coi topin në traversë. Në pjesën e dytë Shkëndija u hodh e tëra në sulm në kërkim të fitores, ndërsa trajneri Shaqiri, inkuadroi në lojë përforcimin e fundi, Nderim Nexhipin, duke i dhënë rastin të debutojë në këtë përballje. Inkuadrimi i shkupjanit i dha gjallëri lojës së Shkëndijës, ndërsa me depërtime të mira në krahun e djathtë dallohej edhe Bunjamin Shabani. Pikërisht futbollisti kumanovar kishte një mundësi të madhe shënimi, kur u gjet i vetmuar para portës, mirëpo goditja e tij nuk ishte precize. Pak më vonë assist i përkryer i Nexhipit për Eminin, që del i vetmuar para portës, mirëpo ngatërohet me topin dhe humb mundësinë për të shënuar. Dhe kur të gjithë ngadalë filluan të pajtohen me barazimin pa gola, futbollistët e Shkëndijës nuk mendonin ashtu. Momenti i ndryshimit erdhi dy minuta para fundit të ndeshjes, kur Emini harkoi nga gjuajtja e lirë, ndërsa Pollozhani me kokë shënoi për delirium të vërtet në mesin e rreth 5 000 tifozëve të tubuar në tribunat e stadiumit të qytetit në Tetovë. “Nuk mund të pritnim fitore më të ëmbël se kjo. Këtë fitore e ka merituar edhe publiku për durimin që pati gjatë gjithë ndeshjes. Ishte ky debutimi im dhe jam shumë i kënaqur me këtë fitore. Është fitore shumë e vlefshme për ekipin”, deklaroi pas ndeshjes tejet i emocionuar, trajneri i Shkëndijës, Artim Shaqiri. Në ndeshjet tjera Drita mundi Napredokun me rezultatin 3:0, me golat e shënuar nga Tunevski, Stankovski dhe Miftari. Sileksi humbi në fushë të vet me rezultatin 3:5 nga Rabotnicki në takimi në të cilin sulmuesi kosovar Genc Iseni shënoi 4 gola brenda 14 minutave. Vardari mposhti Teteksin me rezultatin 4:0 ,ndërsa Pelisteri fitoi përballë Bregallnicës me rezultatin 1-0. Të shtunën Renova barazoi pa gola me Horizontin në Tetovë, në përballjen ku të dyja skuadrat kishin raste të mira për të fituar, ndërsa Renova mbeti e dëmtuar nga ana e arbitrave për një penalti të madhënë, kur Andonov u ndal në mënyrë të parregullt në hyrje të zonës së rrezikut.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *