Home / Sport / Shaqiri: “Drejtësia gjithnjë fiton”

Shaqiri: “Drejtësia gjithnjë fiton”

“Ky vendim nuk është ndonjë risi e madhe, pasi që ky ka qenë një realitet i pastërt dhe ne nuk kemi patur ndonjë dyshim të madh në zgjidhjen e kësaj cështje. Ne nuk kemi fituar ndonjë proces ndaj dikujt, pasi gjërat ishin të qarta dhe ne vazhdimisht kemi qenë në Shkëndijë. Gjithë kjo tollovi e shkaktuar vetëm se ka penguar rrjedhën normale të punës tonë në skuadër. Mirëpo të gjithë e dimë mirë se ndoshta ndonjëherë vonon, por drejtësia cdo herë fiton dhe ne jemi të lumtur që zgjidhëm këtë situatë. Tani mund të koncentrohemi në rregullimin e cështjeve administrative në klub dhe të futim ekipin në binarë në kërkim të sukseseve të reja”, deklaroi presidenti i Shkëndijës, Nuriman Shaqiri.

Pas disa muajsh paqartësi, thashetheme dhe ndrime të vendimeve, duket se të hënën gjithcka ka marrë fund, pasi që Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë pranon ankesën e Nuriman Shaqirit dhe i njëjti konfirmohet si president legjitim i skuadrës tetovare. Deri tek turbullinat e reja erdhi pasi ditë më parë Regjistri Qendror vendosi që presidencën t’ia japë ish-nënkryetarit të klubit Idriz Ibishit, i cili megjithatë nuk arriti të hyjë në skuadër pas disa tentimeve disa ditore. Mirëpo tani situata ndryshon, pasi Shaqiri konfirmohet si kryetar legjitim, ndërsa në njoftimin e Regjistrit Qendror si fakt kryesor dhe vendimtar është vendimi fuqiplotë i Gjygjit të Tetovës. “Ky vendim nuk është ndonjë risi e madhe, pasi që ky ka qenë një realitet i pastërt dhe ne nuk kemi patur ndonjë dyshim të madh në zgjidhjen e kësaj cështje. Ne nuk kemi fituar ndonjë proces ndaj dikujt, pasi gjërat ishin të qarta dhe ne vazhdimisht kemi qenë në Shkëndijë. Gjithë kjo tollovi e shkaktuar vetëm se ka penguar rrjedhën normale të punës tonë në skuadër. Mirëpo të gjithë e dimë mirë se ndoshta ndonjëherë vonon, por drejtësia cdo herë fiton dhe ne jemi të lumtur që zgjidhëm këtë situatë. Tani mund të koncentrohemi në rregullimin e cështjeve administrative në klub dhe të futim ekipin në binarë në kërkim të sukseseve të reja”, deklaroi presidenti i Shkëndijës, Nuriman Shaqiri. Të lehtësuar pas sqarimit të situatës, drejtuesit e Shkëndijës paralajmërojnë normalizim të funksionimit të punëve në skuadër, së shpejti pritet emërimi i trajnerit të ri, ndërsa nuk përjashtohet mundësia e angazhimit të ndonjë përforcimi të ri. Ndërkohë vendimi i ri i Regjistrit Qendror ende nuk është komentuar nga ana e Idriz Ibishit. Redaksia jonë disa herë ka tentuar të kontaktojë atë, mirë Ibishi për momentin mbetet i pa kapshëm për mediat.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *