Home / Sport / Shaqiri ‘mik’ me Riberyn

Shaqiri ‘mik’ me Riberyn

Xherdan Shqiri është i dashur nga të gjithë te skuadra e tije re. Ai vazhdimisht vërehet për marrëdhëniet e mira që ka krijuar me bashkëlojtarët, derisa afërsia me Ribery e Mandzukic është më e theksuar. Shaqiri tani ka përfituar edhe zemrat e publikut bavarez.

Futbollisti shqiptar me pasaportë zvicerane, Xherdan Shqiri edhe pse vetëm gjatë kësaj vere iu bashkua kampit të Bayern Munchenit, duket se ka përfituar zemrat e të gjithëve. Shaqiri, i cili edhe pse kishte luajtur vetëm në tetë minutat e fundit në fitoren që “bavarezët” e arritën ndaj kampionit aktual, Borussia Dormtumnd për trofeun e Superkupës ai nuk e kishte humbur humorin. Shaqiri gjatë tërë festës kishte ngacmuar bashkëlojtarët pas këtij suksesi. Por edhe këtë radhë u vërejt afërisa e tij me francezin, Franc Ribery. Vetë futbollisti i përfaqësueses zvicerane, ka deklaruar për të përditshmen e këtij vendi “Blick”, se raportet e tij me Shaqirin janë perfekt. “Kohën më të madhe nga bashkëlojtarët e kalojmë me Riberyn. Zbavitemi me të”. ka thënë Shaqiri. Ky i fundit ka shtuar se ka afësri edhe me kroatin Mnadzukic, i cili edhe ai këtë verë iu bashkua skuadrës në “Allinaz Arena”, ndërkaq që shprehjet i lumtur që është bërë njëri nga të adhuruesit e tifozëve të Bayernit.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *