Home / Sport / Shaqiri shkëlqen në fitoren e Bajernit

Shaqiri shkëlqen në fitoren e Bajernit

Xherdan Shaqiri ka treguar përsëri se meriton që të shihet si një titullar të Bajern Mynih, ndonëse për momentin po luan si zëvendësues i Frank Riberi. Futbollisti shqiptar ka shkëlqyer në ndeshjen e Kupës së Gjermanisë kundër Jahn Regensburg, duke shënuar një gol dhe duke dhënë dy pasime, në suksesin 4-0 të skuadrës së tij.

Shaqiri e filloi ndeshjen nga stoli, ndërsa u aktivizua në fillimin e pjesës së dytë, duke hyrë në vend të Frank Riberi, kur rezultati ishte 1-0 për bavarezët me goli e shënuar nga Manxhukiç. Impakti i tij me fushën e lojës ishte i menjëhershëm pasi iu deshën vetëm 15 minuta për të shënuar një gol të shkëlqyer me goditje dënimi.
Më pas, ai ishte gjithmonë një nga rreziqet kryesore për portën kundërshtare. Jo rastësisht, të dy golat e tjerë të shënuar nga Bajerni në minutat në vazhdim me Manxhukiç e Pizarro, erdhën pas pasmeve të sakta të mesfushorit shqiptar.
Në fund, nuk mund të mungonte edhe një batutë me humor e futbollistit i cili nga mediat gjermane është vlerësuar si lojtari më i mirë i ndeshjes.. “E shihni që nuk jam vetëm ai ‘i vogli nga Zvicra’”, ishin fjalët e lojtarit pas përfundimit të këtij takimi.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *