Home / Lajme / Botë / Shëtit nëpër rrugë pitonin e gjatë 6 metra

Shëtit nëpër rrugë pitonin e gjatë 6 metra

I njohuri që ka publikuar pronarin e pitonit duke shëtitur me të adhuruarin e tij, nuk e ka publikuar se ku është fotografuar kjo shëtitje e pazakontë, por shumë komentues të fotografisë supozojnë se vendi i kësaj ngjarje mund të jetë në shtetin federal amerikan Idaho, ku pronari i pitonit për arsye të “ekzibicionizmit” të tij do të mund edhe të arrestohej

Çdo ditë na bie rasti të shohim pronarët me kafshët e tyre duke shëtitur nëpër rrugë të qyteteve e nëpër fshatra, por kjo s’është asgjë në krahasim e gjarprin e llojit piton birmanez, i gjatë 6 metra që shëtit rrugëve bashkë me pronarin e tij. Këtë shëtitje të pazakonshme të pronarit dhe gjarprit të tij e ka shënuar një i njohur i pronarit dhe e ka publikuar foton në Reddit, pas së cilës gjë pronari i pitonit ka përjetuar famë të madhe, duke shkruar shumë media botërore, ndërkohë që ai ka edhe kanalin e vet në YouTubeu.

Një ndër incizimet e postuara në kanalin e tij është edhe ai ku pitoni shihet duke ngrënë racionin e tij – një pulë të gjallë.

I njohuri që ka publikuar pronarin e pitonit duke shëtitur me të adhuruarin e tij, nuk e ka publikuar se ku është fotografuar kjo shëtitje e pazakontë, por shumë komentues të fotografisë supozojnë se vendi i kësaj ngjarje mund të jetë në shtetin federal amerikan Idaho, ku pronari i pitonit për arsye të “ekzibicionizmit” të tij do të mund edhe të arrestohej

Gjithashtu lexo

Dy terroristë hidhen në erë në Turqi

Dy terroristë nga organizata ekstremiste dhe e ndaluar “Partia maoiste komuniste” u ngritën në erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *