Home / Lajme / Maqedoni / Shitja e ndërtesave dhe hapësirave afariste shtetërore do të bëhet në mënyrë elektronike

Shitja e ndërtesave dhe hapësirave afariste shtetërore do të bëhet në mënyrë elektronike

10 gusht-Procedura përfshin shpallje publike për ankand publik e cila i përmban të gjitha të dhënat për ankandin, ndërsa Ministria e Transportit dhe Lidhjeve do të vendos, menaxhojë dhe operojë me sistemin elektronik për ankandin publik të hapësirës afariste.

Shitja e ndërtesave afariste dhe hapësirave afariste të shtetit të bëhet me ankand publik i cili do të zbatohet në mënyrë elektronike.

Kjo, ndër të tjerash, parashihet me ndryshimet dhe plotësimet e propozuara të Ligjit për shitjen e ndërtesave afariste dhe hapësirave afariste të Republikës së Maqedonisë të aprovuara nga Qeveria, që i prezantoi sot në konferencë për shtyp zëdhënësi i Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, Dragan Simonovski.

“Me ndryshimet e Propozim ligjit precizohet se nën hapësirë afariste konsiderohet edhe hapësira afariste në pronë të fondeve, agjencive, drejtorive, ndërmarrjeve publike, institucioneve publike, trupave të pavarura rregullatore, shoqërive tregtare dhe institucioneve të tjera të krijuara nga shteti. Gjithashtu, rregullohet se lëndë e shitjes sipas dispozitave të këtij ligji nuk është hapësira afariste të cilin e shfrytëzojnë për kryerjen e veprimtarive të tyre, fondeve, agjencive, drejtorive, institucioneve publike, trupave të pavarura rregullatore të krijuara nga shteti”, tha Simonovski.

Ai sqaroi se hapësirat afariste të cilat do të shiten nuk janë strikt në pronë të një institucioni, gjegjësisht janë pjesë të institucioneve të ndryshme, agjencive, të cilat drejtpërdrejt janë në pronë të shtetit. Bëhet fjalë për një numër të madh. Një pjesë e tyre tani më janë shitur, ndërsa për ato për të cilat do të vendoset se duhet të shiten do të zbatohet kjo mënyrë e cila është përcaktuar me ligj, theksoi zëdhënësi i Ministrisë së Transportit.

Sipas tij, me ndryshimet e propozuara bëhet harmonizimi me ligjet për organizimin dhe punën e organeve të drejtësisë, për vlerësim, për prokurori shtetërore, për notariat…

Procedura përfshin shpallje publike për ankand publik e cila i përmban të gjitha të dhënat për ankandin, ndërsa Ministria e Transportit dhe Lidhjeve do të vendos, menaxhojë dhe operojë me sistemin elektronik për ankandin publik të hapësirës afariste.

Hapësira afariste e cila do të ofrohet në shitjen në mënyrë elektronike do të mund të blejnë të gjithë personat fizik dhe juridik vendor dhe të huaj të cilët mund të marrin pronësi të hapësirës afariste në territorin e Maqedonisë dhe të cilët do t’i plotësojnë kushtet e shpalljes. shk

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *