Home / Sport / Shkëndija bisedon me Mirsad Jonuzin

Shkëndija bisedon me Mirsad Jonuzin

Pasi që të hënën pastruan problemet rreth vendimeve të Regjistrit Qendror, të martën kryesia e klubit menjëherë ka nisur punët rreth cështjes së trajnerit. Mësohet se kontaketet e para ndërmjet drejtuesve të Shkëndijës dhe trajnerit Jonuz janë realizuar, ndërsa të dyja palët kanë disponim pozitiv për bashkëpunim.

Mirsad Jonuz është caktu i drejtuesve të Shkëndijës, për të zëvendësuar Qatip Osmanin në pankinën e ekipit tetovar. Pasi që të hënën pastruan problemet rreth vendimeve të Regjistrit Qendror, të martën kryesia e klubit menjëherë ka nisur punët rreth cështjes së trajnerit. Mësohet se kontaketet e para ndërmjet drejtuesve të Shkëndijës dhe trajnerit Jonuz janë realizuar, ndërsa të dyja palët kanë disponim pozitiv për bashkëpunim. Edhe pse ende asgjë nuk është zyrtare, mendohet se pritet që për realizimin e kësaj kontrate dritë jeshile të japë sponsori i Shkëndijës, austriaku Martin Potutchnig. Mirsad Jonuz është trajner i lirë pas largimit nga pankina e kombëtares së Maqedonisë, ndërsa lajmet që lidhin me Shkëndijën për momentin nuk ka dashur t’i komentojë, duke u arsyetuar se për momentin gjendet në Greqi. Por njëkohësisht as nuk ka mohuar se është në bisedime me ekipin tetovar. Ditët në vijim do të mësohet më shumë rreth bisedimeve në relacionin Shkëndija-Jonuz. Njëkohësisht mësohet se drejtuesit e Shkëndijës janë në bisedime me një përforcim cilësor, mirëpo për momentin nuk zbulohen detaje. Mësohet se ‘kuqezinjtë’ përgatisin transfer bombë pasi kanë në plan të angazhojnë një super-përforcim.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *