Home / Sport / Shkëndija: Kthehet Ibishi, Shaqiri demanton!?

Shkëndija: Kthehet Ibishi, Shaqiri demanton!?

Problemet në Shkëndijë duket se s’kanë fund pasi që të hënën Regjistri Qendror ka vendosur që si president legjitim të ekipit ‘kuqezi’ ta pranojë ish-nënkryetarin Idriz Ibishi.Vendimi i ri i Regjistrit Qendror paralajmëron turbullina të reja te Shkëndija, pasi që kryesia aktuale në krye me Nuriman Shaqirin vlerësojnë të padrejtë këtë lëvizje dhe paralajmërojnë ankesë në organet kompetente. Ata shtojnë se kanë vendim të gjyqit si organ më i lartë dhe se legjitimiteti i tyre është i pakontestueshëm.

Kur kanë mbetur vetëm disa ditë deri në fillimin e sezonit të ri futbollistik në Ligën e Parë të Maqedonisë, në Klubin e Futbollit Shkëndija vazhdojnë turbullinat rreth kryesisë e cila do të udhëheqë skuadrën në të ardhmen. Problemet në Shkëndijë duket se s’kanë fund pasi që të hënën Regjistri Qendror ka vendosur që si president legjitim të ekipit ‘kuqezi’ ta pranojë ish-nënkryetarin Idriz Ibishi. Presidenti aktual Shaqiri dhe Ibishi ishin së bashku në fitimin e titullit të kampionit, ndërsa pas disa mos-marëveshjeve vitin e kaluar nisën luftën për sundim në ekipin tetovar. Organet kompetente në vend disa herë ndryshuan vendimin e tyre, duke i ndarë presidencën një herë Shaqirit e një herë Ibishit, ndërsa ditëve të fundit dukej se problemet kanë marë fund dhe se Shaqiri do të transformojë klubin në Shoqatë Aksionare. Mirëpo tani ky vendim ndryshon gjërat dhe Idris Ibishi shpreson që së shpejti të marrë drejtimin e Shkëndijës, deri sa paralajmëron të sjellë disa përforcime cilësore me të cilët do të synojë të kthejë titullin e kampionit në Tetovë. “Ky vendim i Regjistrit Qendror nxjer në pah drejtësinë e vonuar. Si do që të jetë unë jam i lumtur që më në fund drejtësia doli në dritë dhe ne mund të vazhdojmë projketet tona për avansimin e Shkëndijës. Së shpejti pritet që të marim në dorësim klubin, planifikojmë disa përforcime dhe të nisim luftën për të kthyer titullin e kampionit në vitrinat e KF Shkëndija”, deklaroi Idriz Ibishi. Vendimi i ri i Regjistrit Qendror paralajmëron turbullina të reja te Shkëndija, pasi që kryesia aktuale në krye me Nuriman Shaqirin vlerësojnë të padrejtë këtë lëvizje dhe paralajmërojnë ankesë në organet kompetente. Ata shtojnë se kanë vendim të gjyqit si organ më i lartë dhe se legjitimiteti i tyre është i pakontestueshëm. “Ky është edhe një tentim tjetër për jo vetëm për të detabilizuar Shkëndijën, por edhe për ta çuar drejt Ligës së Tretë. Nuk është e rastit që kjo ndodh në momentet kur ekipi po stabilizohej. Të dielën e shkuar në Shtip në ndeshje miqësore ekipi ynë tregoi forcë dhe kualitet të lartë dhe ky fakt dikuj i pengoi. Që në Shtip filluan zërat se kemi skuadër për titull dhe pala tjetër duke mos gjetur mundësi për të na ndalur, shfrytëzon në këtë mënyrë ‘vëllezërit’ tanë shqiptarë për të çekulibruar ekipin. Ne jemi shumë afër privatizimit të klubit dhe transformimit në Shoqatë Aksionare, që është kusht për garim në Ligën e Parë. Afati për dorëzimin e dokumenteve për këtë procedurë ka kaluar dhe nuk e kuptojmë interesin e dikujt për të hyrë në skuadër tani, kur ligjet flasin qartë se në rast të tillë ekipi duhet të diskualifikohet nga Liga e Parë. Gjithsesi ne kemi vendim të gjyqit si organ më i lartë dhe së shpejti do të neutralizojmë edhe këta tentime për të na destabilizuar. Premtojmë Shkëndijë të fortë dhe pretendente për kreun e tabelës”, shprehen nga kryesia e Shkëndijës. Si do që të jetë, pritet që këto ditë të mësohet verdikti final i gjithë telenovelës së quajtur ‘Kryesia e re e Shkëndijës’.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *