Home / Sport / Shkëndija mund 3:1 Gostivarin

Shkëndija mund 3:1 Gostivarin

“Mund të them se ishte një ndeshje e mirë për ne, pas një periudhe stërvitjesh. Edhe pse bëhet fjalë për ndeshje kontrolluese, më vjen mirë që fituam dhe kundërshtarit nuk i lejuam që të kanosë portën tonë. Loja që treguam më bën të jem optimist për përmirësim të vazhdueshëm, ndërsa të them të drejtën më shumë më gëzon fakti që pash një Shkëndijë të disiplinuar dhe kompakte”, deklaroi kapiteni i ri i Shkëndijës, Izair Emini.

Shkëndija e Tetovës e drejtuar nga ushtruesit e detyrës trajner të skuadrës Luma, Kadriu dhe Sulejmani, ka shënuar fitore bindëse me rezultat 3:1 përballë ekipit të Ligës së Dytë, Gostivarit, në një ndeshje kontrolluese të zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gostivar. Përballja e cila nga të dyja taboret u përdor për të testuar formën e futbollistëve, si dhe për të definuar detaje të ekipit bazë, një javë para fillimit të kampionatit në kategoritë respektive. Si që pritej, takimi rrodhi me dominim të Shkëndijës e cila më në fund tregoi një pjesë të repertoarit të saj dhe solli futboll solid. Në pjesën e parë Gostivari deri diku arriti të rezistojë tetovarët, mirëpo ‘kuqezinjtë’ shkuan në pushim me epërsi, pasi Ertan Demiri arriti të shënojë për 1:0 me goditje nga distanca. Edhe pjesa e dytë solli imazhe të njajta në fushë, me Shkëndijën që dominonte dhe Gostivarin që tentonte të gjejë rastin e vet në kundërsulme. Mirëpo dallimi në kualitet ishte evident, ndërsa deri në fund të ndeshjes, dy përforcimet e verës në sulmin e Shkëndijës, Muzafer Ejupi dhe Ertan Hasan sollën nga një gol duke çuar rezultatin në 3:0. Vendasit gjithëka që arritën të bëjnë ishte goli i nderit në çasetet e fundit të takimit, duke vendosur rezultatin përfundimtar Gostivari 1, Shkëndija 3. “Mund të them se ishte një ndeshje e mirë për ne, pas një periudhe stërvitjesh. Edhe pse bëhet fjalë për ndeshje kontrolluese, më vjen mirë që fituam dhe kundërshtarit nuk i lejuam që të kanosë portën tonë. Loja që treguam më bën të jem optimist për përmirësim të vazhdueshëm, ndërsa të them të drejtën më shumë më gëzon fakti që pash një Shkëndijë të disiplinuar dhe kompakte”, deklaroi kapiteni i ri i Shkëndijës, Izair Emini, i cili mer këtë detyrë pas largimit të Nebi Mustafit.

Formacioni i parë:

…………………..Nikov………………..

…Neziri… Mishkovski……Berisha….Cuculi..

……………Aliu………. Demiri…………

……..Taipi………. Emini(C)…..Rexhepi….

…………………….Ejupi………………

Në pjesën e dytë u inkuadruan të gjithë futbollistët rezervë.

Të dielën në Shtip kundër Bregallnicës

Pas ndeshjes me Gostivarin, kryesia e Shkëndijës ka arritur të sigurojë një tjetër takim kontrollues. Kështu ‘kuqezinjtë’ të dielën në stadiumin e qytetit në Shtip do të përballen me skuadrën e Bregallnicës. Pritet që edhe kjo ndeshje të shfrytëzohet nga stafi teknik për kristalizimin e formacionit të parë.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *