Home / Sport / Shkëndija në 1/8 e finales së Kupës

Shkëndija në 1/8 e finales së Kupës

“Si ekip asnjëherë nuk pëlqejmë të fitojmë në tavolinë, ndërsa për më shumë ne dalim të dëmtuar nga ky rast. Nëse do të luanim me Pllaçkovicën, ne do të pastronim kartonat e kuq të Demirit dhe Useinit. Kështu ata do të duhet të pushojnë me Metalurgun dhe kjo për ne është humbje e madhe”, shprehen nga tabori i Shkëndijës.

Skuadra e Shkëndijës është kualifikuar në 1/8 e finales së Kupës së Maqedonisë, pasi që kundërshtari i tyre në 1/16 e finales, Pllaçkovica e Radovishit është tërhequr nga kjo garë për shkak të pamundësisë së sigurimit të terenit adekuar për këtë garë. Në sajtin e FFM-së njoftojnë se ndeshja është shtyrë, mirëpo komesari për gara pranë FFM-së, Vasko Dojçinovski për ‘Koha’-n konfirmon se Shkëndija fiton takimin me rezultatin zyrtar 3:0. Ky epilog nuk ka lënë të kënaqur drejtuesit e Shkëndijës, të cilët parapëlqenin që takimin ta fitonin në fushë. “Si ekip asnjëherë nuk pëlqejmë të fitojmë në tavolinë, ndërsa për më shumë ne dalim të dëmtuar nga ky rast. Nëse do të luanim me Pllaçkovicën, ne do të pastronim kartonat e kuq të Demirit dhe Useinit. Kështu ata do të duhet të pushojnë me Metalurgun dhe kjo për ne është humbje e madhe”, shprehen nga tabori i Shkëndijës.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *