Home / Sport / Shkëndija nuk llogarit në Mustafin

Shkëndija nuk llogarit në Mustafin

“Mustafi vetë vendosi që të marë këtë hap dhe ne nuk mund të ndryshojmë asgjë. Deri sa tjerët kërkonin borxhin e tyre, Mustafi qëndrimin e tij ta kushtëzojë nëse do të ndryshonim vendimin për të shkarkuar trajnerët. Ne këtë nuk mundëm të lejojmë dhe për këtë arsye ndarja ishte e paevitueshme”, sqarojnë ndarjen me kapitenin nga tabori i Shkëndijës. “Unë ende mendoj se shkarkimi i trajnerëve ishte i padrejtë. Duhej së pari të pastrohen shumë gjëra tjera, të paguhen borxhet dhe pastaj të kërkohej llogari nga trajnerët. Doja vetëm drejtësi, por nuk e gjeta, kështu që pa dëshirën time gjërat rrodhën në këtë mënyrë. Tani duhet të vendos për të ardhmen time dhe janë tre ekipe që kërkojnë të më angazhojnë. Normal dëshira ime mbetet që karrierën ta mbyll në Shkëndijë”, shprehet Nebi Mustafi.

Edhe pse për momentin situata është normalizuar, megjithatë ‘dridhjet’ që përfshinë Shkëndijën e Tetovës dy javë më parë, përfundimisht kanë në lënë pasojat e tyre. Nga ‘bojkoti’ i futbollistëve për shkak të vonesës së pagave mujore, pas normalizimit të situatës ‘jashta’ Shkëndijës ka mbetur kapiteni Nebi Mustafi. Të gjithë futbollistët tjerë janë kthyer, Elmazovski është lënë i lirë dhe është bashkuar me Pelisterin, ndërsa të vetëmit që nuk u kontaktuan për të hyrë në bisedime ishin portieri Hadis Velii dhe kapiteni Nebi Mustafi. “Është e vërtetë se ka patur disa vonesë në pagesën e futbollistëve, mirëpo një gjë e tillë ndodh edhe në skuadra tjera. Nga gjithë futbollistët që ‘bojkojtonin’ për vonesën e pagesave, vetëm Mustafi u deklarua se është kundër shkarkimit të trajnerëve. Ne nuk dime rast tjetër në botë, ku futbollistët vendosin për fatin e një trajneri?! Nëse do lejonim tani të ‘shtypemi’ në këtë mënyrë, atëherë gjërat më shumë do të dilnin nga kontrolli. Në të ardhmen do të ketë masa më të rrepta disiplinore, për të ndaluar që dikush tjetër të marë vendimin të na kushtëzojë në këtë mënyrë. Mustafi dukej i prerë në vendimin e tij që mos të kthehet pa kthyer trajnerët dhe ne për këtë arsye edhe nuk e kemi kontaktuar. Ndërkohë që ekipi është kompletuar dhe ne përfundimisht nuk llogarisim në shërbimet e Mustafit”, shprehen nga kryesia e Shkëndijës, të cilët pa marë parasysh ndarjen, kanë vetëm fjalë mirënjohje për tani më ish-kapitenin e tyre. “Nuk deshtëm që ndarja të jetë e këtillë, mirëpo janë gjara që ndodhin në futboll. Pa marrë parasysh këtë, ne i jemi mirënjohës Mustafit për gjithçka që ka bërë për Shkëndijën. Së bashku shkruam historinë e klubit dhe kjo do të mbetet përfundimisht në analet e kësaj skuadre. Ne falemenderojmë Mustafin për gjithë angazhimin që ka dhënë në ekip dhe i dëshirojmë çdo të mirë në të ardhmen”, thanë drejtuesit e ekipit ‘kuqezi’. Ndërkohë që vetë Nebi Mustafi ndjehet më i prekur nga kjo situatë, pasi ndarja me Shkëndijën është gjëja që më pak e kishte dëshiruar. “Ndjej shumë keqardhje që situata erdhi deri në këtë pikë. Kohëve të fundit në skuadër kishte shumë parregullsi dhe e tërra që dëshiroja unë ishte që gjërat t’i fusim në binarët e duhur. Normal që unë kam kërkuar në emër të të gjithë bashkëlojtarëve që të pastrohen borxhet e prapambetura, ndërsa më pas të vendoset për ndryshime në skuadër. Shof se dikush ka ndruar mendim, ndërsa pasi që s’jam kontaktuar nga askush, unë normal që duhet të mendoj për të ardhmen time. Çdo herë kam thënë që do të doja të mbyll karrierën në Shkëndijë, mirëpo gjërat nuk rrjedhin gjithnjë ashtu si mendojmë ne. Tani do detyrohem të luaj në tjetër skuadër, por asnjëherë nuk do të ndërpres ëndrën dhe dëshirën që nga futbolli të tërhiqem në ekipin e Shkëndijës, për të cilin kam dhënë gjithçka dhe jam i lumtur që isha kapiten në pjesën më të ndritshme të historikut të saj”, thotë kapiteni legjendar i Shkëndijës, Nebi Mustafi, i cili do të mbetet në histori si njeriu që kishte privilegjin të drejtojë skuadrën në fitimin e dy titujve të vetëm deri tani, kampionatit dhe Super Kupës së Maqedonisë. “Unë ende mendoj se shkarkimi i trajnerëve nuk ishte i drejtë. Le të paguheshin borxhet, le të rregullohej atmosfera dhe pastaj le të kërkoheshin përgjegjësi. Kështu nuk mund dikuj t’i vishet faji për një gjë të cilën nuk ka mundur ta kontrollojë për shkak të mungesës së kushteve. Në ekip kishte pakënaqësi për shkak të vonesës së pagesave, kishte futbollistë me status të paqartë pas skadimit të kontratave dhe bashkëlojtarët nga unë kërkonin të bojkojtojmë. Nuk bëmë një gjë të tillë deri në momentin kur ndodhi ndërprerja e stërvitjeve, ndërsa për një moment vendoset të shkarkohen trajnerët. Si do që te jetë kjo ndodhi dhe kthim prapa s’ka. Unë tani do të detyrohet të luaj tjetër kund dhe janë tre ekipe që kërkojnë të më angazhojnë. Edhe pse më vjen keq, unë gjithsesi se do vazhdoj të luaj, pasi e kam thënë gjithnjë se do luaj deri sa e ndjej se mundem dhe do të tërhiqem atëherë kur unë do vlerësoj se duhet të bëjë diçka të tillë. Nuk do lejoj që karriera ime të mbyllet atëherë kur dikush tjetër do të dëshirojë diçka të tillë. Dua vetëm të shtoj se përkundër situatës momentale, ndoshta mund të më plotësohet ëndëra të tërhiqem në Shkëndijë, ndërsa unë edhe pas mbylljes së karrierës mendoj që të merem me futboll dhe Shkëndija gjithnjë do të jetë skuadra te e cila do të ndihmoja me përvojën time”, përfundoi në fund tani më ish-futbollisti i Shkëndijës, Nebi Mustafi.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *