Home / Sport / Shkëndija rrikthen Pollozhanin!

Shkëndija rrikthen Pollozhanin!

Nga tabori i Shkëndijës vlerësojnë si përforcim të madh angazhimin e ish-reprezentuesit të Maqedonisë, i cili shpresojnë të jetë një prej pikave kyçe të Shkëndijës në sezonin e ardhshëm.

Artim Pollozhani pas disa viteve ka vendosur të rrikthehet në ekipin tetovar Shkëndija. Drejtuesit e skuadrës ‘kuqezi’ të mërkurën kanë arritur marrëveshje për bashkëpunim njëvjeçar me Pollozhanin, me kusht që strugani të mbetet i lirë nëse në janar do të shfaqej ndonjë ofertë serioze nga klube jashtë vendit. Nga tabori i Shkëndijës vlerësojnë si përforcim të madh angazhimin e ish-reprezentuesit të Maqedonisë, i cili shpresojnë të jetë një prej pikave kyçe të Shkëndijës në sezonin e ardhshëm. Edhe vetë Pollozhani konfirmon se është pranë akordit me tetovarët, duke shtuar se kanë mbetur për t’ pastruar disa detaje të marëveshjes. Nga tabori i Shkëndijës mësojmë se ditët në vijim pritet të ketë edhe ndonjë risi, ndërsa drejtuesit e klubit së shpejti do të vendosen edhe për pasuesin e Osmanit në pankinën e skuadrës.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *