Home / Sport / Shkëndija, transformohet në Shoqatë Aksionare

Shkëndija, transformohet në Shoqatë Aksionare

Drejtuesit e klubit tetovar njoftojnë se kanë tejkaluar të gjitha problemet administrative dhe tani më kanë transformuar klubin në pajtueshmëri me kërkesat ligjore. Shkëndija tani më është ekip privat dhe drejtuesit e klubit paralajmërojnë riorganizim të të gjitha strukturave në skuadër, duke kërkuar suksese të reja në të ardhmen.

Shkëndija e Tetovës edhe zyrtarisht është shëndruar në Shoqatë Aksionare dhe në të ardhmen do të funksionojë si subjekt privat. Me ligjin e ri në Maqedoni, të gjitha skuadrat e Ligës së Parë detyroheshin të transformohen në Shoqatë Aksionare, pasi në të kundërtën humbin të drejtën e garimit në kategorinë e parë. Dhe deri sa shumica e klubeve nuk kishin probleme në këtë drejtim, pasi edhe paraprakisht kanë funksionuar si subjekte private, më problematik shiheshin Vardari dhe Shkëndija. Ndërkohë që ekipi shkupjan me ndihmën e Komunës së Shkupit ishte ekipi i parë që u shëndrua në Shoqatë Aksionare, ishte Shkëndija e Tetovës që një kohë u përball me problem të ndryshme në këtë drejtim. Mirëpo drejtuesit e klubit tetovar njoftojnë se kanë tejkaluar të gjitha problemet administrative dhe tani më kanë transformuar klubin në pajtueshmëri me kërkesat ligjore. Shkëndija tani më është ekip privat dhe drejtuesit e klubit paralajmërojnë riorganizim të të gjitha strukturave në skuadër, duke kërkuar suksese të reja në të ardhmen. “Pas zgjidhjeve të problemeve administrative që patëm, ne dalëngadalë po stabilizohemi. Planet tona dhe ambiciet tona tani shpresojmë se do të bëhen realitet. Plani jonë është të kthejmë titullin e humbur vitin e kaluar nga Vardari. Tifozëve ju premtojmë se me këta përforcime klubi dalëngadalë do të mer forcën e vet të duhur dhe do të prezentohemi sa më mirë në të ardhmen”, është shprehur drejtori egzekutiv i Shkwndijws, Fikret Shaqiri. Ndërkohë të ejnten ‘kuqezinjtë’ kanë prezantuar trajnerin e ri Artim Shaqirin, i cili ka nisur edhe zyrtarisht punën e tij te Shkëndija, në pankinën e të cilëve do të debutojë në duelin e të dielës me Metalurgun në Tetovë.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *