Home / Lajme / Maqedoni / Shkupi të heq dorë nga interpretimet e historisë

Shkupi të heq dorë nga interpretimet e historisë

3 gusht-“T`ia lëmë të kaluarës interpretimet politike të historisë dhe të lejojmë që shoqëritë tona ti bashkëngjiten vlerave evroatlantike të lirisë, të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të së drejtës. Unë mendoj se kjo është mënyra e vetme për të arritur mirëqenien ekonomike që e dëshirojmë”, ka deklaruar shefi i diplomacisë bullgare, Mladenov.

Ministri i jashtëm i Bullgarisë, Nikollaj Mladenov ka kërkuar se interpretimet politike të historisë nga ana e palës maqedonase duhet ti mbesin të kaluarës.

Ai këtë e ka theksuar përmes një telegram urimi për homologun e tij maqedonas Nikolla Popovski me rastin e festës shtetërore 2 Gushti – Dita e Republikës në Maqedoni.

“T`ia lëmë të kaluarës interpretimet politike të historisë dhe të lejojmë që shoqëritë tona ti bashkëngjiten vlerave evroatlantike të lirisë, të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të së drejtës. Unë mendoj se kjo është mënyra e vetme për të arritur mirëqenien ekonomike që e dëshirojmë”, ka deklaruar shefi i diplomacisë bullgare, Mladenov.

Siç bëhet e ditur, Mladenov ka nënvizuar se edhe Maqedonia por edhe Bullgaria festojnë Ilindenin dhe kryengritjen e vitit 1903 në Krushevë

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *