Home / Sport / Shqipëri: Ikën Zeqo, Skënderbeu drejt shpërbërjes

Shqipëri: Ikën Zeqo, Skënderbeu drejt shpërbërjes

Skënderbeu rrezikon të shpërbëhet pas vendimit të mbrëmshëm të presidenti Agim Zeqo për t’i dhënë lamtumirën skuadrës që e shpalli kampione për dy vite radhazi.

Investitori kryesor i korçarëve ka vendosur që të braktisë postin e tij pas më shumë se dy vitesh, kur e mori ekipin duke luftuar për mbijetesë në Superiore, ndërsa arriti ta ngjitë në majën e futbollit shqiptar dhe ta dërgojë në Kupat e Evropës.

Lamtumira e Zeqos ka qenë për arsye personale, pasi ai do të kthehet t’i përkushtohet 100% bizneseve të tij, por kjo ka sjellë kaos të madh në radhë e skuadrës që rrezikon të shpërbëhet. Shkak kryesor është bërë vendimi i presidencës së re të klubit, me në krye Ardian Take, që të ulin me 30% të gjitha rrogat e futbollistëve, e në rast se lojtarët nuk shpallen kampionë, të zbriten edhe 30% të tjera

Ky vendim ka bërë që shumë prej lojtarëve që nuk kanë firmosur rinovimin me korçarët të kërkojnë menjëherë një sistemim tjetër, duke filluar negociatat me klubet e tjera shqiptare si Tirana, Flamurtari e Vllaznia.

Ajo që shqetëson më shumë publikun korçar për momentin nuk është mungesa e investimeve në skuadër, pasi ekipi vazhdon të mbështetet nga një grup i fuqishëm biznesmenësh, por mbështetja jashtë fushë që merrte skuadra. Zeqo është një partner në biznes me presidentin e FSHF-së, Armand Duka dhe shpesh lidhjet e tij janë përmendur si ndihma më e madhe për ngritjen e futbollit korçar në elitë.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *