Home / Lajme / Maqedoni / Shqiptarët knaqen me vendosjen e luleve, branitellat me ligj

Shqiptarët knaqen me vendosjen e luleve, branitellat me ligj

20 gusht-Kur të gjithë pritnin të përfundojë me aq, VMRO-DPMNE, me një shkop magjik përpiloi ligjin e njohur për branitellat iu cili ligj sjell shumë beneficione për ata dhe përjashton që në këtë ligj të futen edhe ish ushtareët e UCK-së. Madje beneficionet janë aq të mëdha sa që do të kishin xhelozinë edhe ushtarët amerikan që kanë marrë pjesë në luftën e Vietnamit.

Në këto ditë vere në kohën kur shumica e politikanëve në mbarë botën qëndrojnë nëpër bregdete dhe shijojnë kënaqëisnë e verës, në Maqedoni ndodh e kundërta. Politikanët tanë bëjnë veprime që në esencë ndryshojnë apo sjellin ligje shumë të ndijshme me një mjedis multietnik në vlugun e verës. Kjo është sikur benzinës ti vëndosh zjarr. Ditë më parë, Ministri i Mbrojtjes Fatmir Besimi, me disa epror ushtarak shqiptarë por me uniforma të ushtrisë maqedonase vendosën lule në bustin e ushtarëve të UCK-së të rënë në vitin 2001 në Sllupcan.Në momentin kur u lansua lajmi në media nga popullata shqiptare u prit si një akt i fuqishëm i ministrit Fatmir Besimi, një guxim i cili u përshëndet nga amabsada amerikane e në anën tjetër u kritikua ashpër nga vetë VMRO-DPMNE, parti me të cilën është në koalicion BDI-ja, parti nga radhët vjen edhe vetë Ministri Besimi. Disa ditë më pas kryeministri Gruevski, në kabinetin e të cilit është ministër Besimi, injoroi ministrin Fatmir Besimi, duke mos u përshëndetur në 20 vjetorin e ARM-së, kurse në këtë eveniment ishin të pranishëm pothaujse të gjithë ministrat shqiptarë.
Kur të gjithë pritnin të përfundojë me aq, VMRO-DPMNE, me një shkop magjik përpiloi ligjin e njohur për branitellat iu cili ligj sjell shumë beneficione për ata dhe përjashton që në këtë ligj të futen edhe ish ushtareët e UCK-së. Madje beneficionet janë aq të mëdha sa që do të kishin xhelozinë edhe ushtarët amerikan që kanë marrë pjesë në luftën e Vietnamit. Ajo që është më interesante në trë këtë lojë politike është përpilimi i ligjit, kohëzgjatja e hartimit dhe lancimi në opinion dhe parashtrimi para parlamentit. Si është e mundur që një ligj të shkruhet me tërë aktet dhe nënaktet për një kohë rekorde. E pamundshme apo jo gjykoni vetë ju të nderuar lexues. Analistët politik dhe njerëz që më herët kanë hartuar ligje pohojnë se për të përgatitur një ligj të këtillë duhet se paku gjashtë muaj kohë dhe është e pamundur që brenda 24 orëve të hartohet.Pra, parashtrojnë me të drejtë pytetjen vallë mos është kjo edhe një marrëvshje politike në mes BDI-së dhe VMRO-DPMNE, për tu realizuar kjo e fundit, sjellja e ligjit të branitellave e cila vmro-dpmne –së do ti sigurojë edhe shumë mandate të tjera në pushtetin lokal dhe atë qendror. Parashtrohet pyetja se kush fitoi e kush humbi. Fatmir Besimi dhe BDI-ja që vendosin lule apo VMRO-DPMNE dhe Gruevski që arrijnë të sjellin një ligj që ka dy qëllime, njëri i cili mbron të gjithë ata që luftuan kundër shqiptarëve në 2001, dhe së dyti njëherë e përgjithmonë eliminon jo vetëm mundësinë por edhe idenë për sjelljen e një ligji përfafërsisht të njejtë me këtë I cili do të rregullonte statsoin e ish ushtarëve të UCK-së të 2001. Dhashtë zoti që mendimi I analistit tonë anonym të jetë gabim.
Nëse këto veprime ishin për tu avancuar vëllazërim bashkimi apo bashkëjetesa atëherë BDI-ja të ndihmuar edhe nga shoqatat e dala nga lufta, që janë nën sedrën e saj, të bëjnë cmos të ndalojnë sjelljen e këtij ligji ose të bëjnë atë që cdo shqiptarë e pret në këtë ligj të futen në mbrojtje edhe ish ushtarët e UCK-së, ligj që do të arrinte qëllimine bashkëjetesës me efekte të dyfishta, atë financiar dhe politik. Krejt kjo është vetëm një trukim i radhës i partnerëve të koalicionit që ne do ta quajmë koalicioni I ngrohjes dhe ftohjes së raporteve, sepse deri më tani kemi dëgjuar vetëm se si ftohen raportet dhe sërish ngrohen raportet mes BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së. Most ë harrojmë se shumë shpejtë janë zgjedhjet dhe nevojitet që të nxehet atmosfera ashtu sic ndodhte edhe në të kaluarën. TV KOHA

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *