Home / Sport / Si i shpenzojnë milionat futbollistët e La Ligës

Si i shpenzojnë milionat futbollistët e La Ligës

21 gusht-Në korrik, Kristiano Ronaldo njoftoi hapjen e një klubi nate në pronësi të tij “Seven” në Algarve të Portugalisë. E ka quajtur “Shtatë” prej numrit që mban në fanellë. Në fakt, ende nuk është përuruar, por Ronaldo ka parashikuar dy zona, një për figurat e zakonshme publike dhe një për VIP-at.

Shumë nga yjet e La Ligës janë miliarderë, ndaj edhe nismat për t’i investuar në biznese janë nga më të ndryshmet. Më shumë nga sipërmarrësit e Spanjës janë përfaqësues të klubeve që paguhen me shifra stratosferike si Real Madridi dhe FC Barcelona.

Kristiano Ronaldo është një adhurues i klubeve të natës, Andres Iniesta dhe Sergio Ramos janë “maniakë” pas verërave etj. Pavarësisht krizës ekonomike dhe rritjes së taksave që ka prekur xhepat e spanjollëve, por jo vetëm, këta futbollistë qarkullojnë qindra e mijëra dollarë në veprimtari të tilla si pasuri të patundshme ose të luksit, ku shpeshherë investojnë para të mëdha.

Por gjithashtu ata nuk kursehen edhe në biznese. Serxhio Ramos, në bashkëpunim me toreadorin Hoze Maria Manzanares, kanë vendosur të hapin një kompani në Sevilje, me qëllim ofrimin e 100 vendeve pune. Biznesi në fjalë do të jetë një “alla market” i njohur si “San Pedro Market”.

Në korrik, Kristiano Ronaldo njoftoi hapjen e një klubi nate në pronësi të tij “Seven” në Algarve të Portugalisë. E ka quajtur “Shtatë” prej numrit që mban në fanellë. Në fakt, ende nuk është përuruar, por Ronaldo ka parashikuar dy zona, një për figurat e zakonshme publike dhe një për VIP-at.

Sa i përket kapitenit të Real Madridit, portierit Iker Kasijas, është i njohur me investimet në botën e tullave. Në total, më shumë se 20 prona mbajnë emrin e Kasijasit dhe atë të shoqërinë “Ikerca”. Të vetmit që mund t’i konkurrojnë në qarkullim “galaktikët” janë futbollistët e Barcelonës. Shembulli më i mirë është Lionel Mesi, i cili në muajin mars, sipas “L’Equipe”, figuronte si futbollisti më i paguar në botë (33 milionë në vit). Mesi është partner me të atin në shoqërinë “Limecu” me objekt “blerje dhe shitje me qira në zona rurale dhe urbane”. Ndërsa mesfushori Iniesta është fokusuar te verërat. Nëntë vite më parë Iniesta ka blerë vreshta dhe tashmë administron një kantinë vere në qytetin e tij, Fuentealbilla,

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *