Home / Sport / Sisinjo, nga “galaktik” në pijanec

Sisinjo, nga “galaktik” në pijanec

Mbrojtësi Sisinjo, ish-lojtar i Real Madrid, Romës, si dhe i kombëtares braziliane, ka pranuar më në fund se ka probleme serioze me alkoolin. Futbollisti është kthyer në vendlindje për të lënë pas krahëve këtë varësi, ndërsa ka zbuluar se ajo i ka shkatërruar një karrierë sportive të shkëlqyer.

Sisinjo ka treguar se çmenduritë kanë filluar që para se të transferohej në Spanjë. “Fitoja 800 real (300 euro) në muaj te Botafogo dhe u transferova te Atletiko Mineiro për të fituar 7800 (3000 euro). Më dukej vetja i pasur dhe i paguaja prindërve të mi 1000 real (rreh 400 euro), ndërsa pjesën tjetër e shpenzoja në festa të ndryshme”.

Më pas, ai arriti të transferohej te Real Madrid, ku u bë pjesë e “galaktikëve” përkrah emrave si Bekam, Ronaldo, Roberto Karlos e Zidan. Problemet e vërteta filluan pikërisht në kryeqytetin spanjoll.

“Kur u ula nga avioni në Madrid, fama më morri mendtë e kokës. Dëshiroja të kisha gjithçka. Për shembull, hyra në një lokal dhe i thashë baristit që të hapte të gjitha shishet se doja t’i pija të gjitha dhe mund t’ia paguaja”, vijon tregimi i tij në “Globoesporte”.

Një dëmtim i rëndë në vitin 2009 bëri që ai të humbte vendin në skuadër te madrilenët dhe u transferua te Roma, për të luajtur përkrah një tjetër braziliani me probleme, Adrianos, “Dëmtimi më shkaktoi probleme më të mëdha psikologjike. Riaftësohesha gjatë paradites me fizioterapistin tim, ndërsa pas seancës përfundoja në festa”.

Lojtari më pas ka treguar momentin kur kuptoi se duhej ndryshuar, pasi gjithçka kishte dalë jashtë kontrollit. “U urinova në mbathje në hollin e një hoteli me 5 yje ndërsa po regjistrohesha për të marrë dhomë në orën 3 të mëngjesit”, ka treguar ai.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *