Home / Sport / Tairi kthehet te Teuta si mesfushor kryesor

Tairi kthehet te Teuta si mesfushor kryesor

“Unë kam kaluar dy sezone të shkëlqyeshme te Teuta dhe pasi dështoi mundësia për transferimin tim në Zvicër, normal që Durrësi ishte zgjedhja ime e parë. Për më shumë drejtuesit më kanë dyfishuar kushtet që kisha më parë dhe pa hamendje kam firmosur edhe për një vit”, konfirmoi Tairi marrëveshjen e re me ekipin bregdetar.

Mesfushori strugan Flamur Tairi ka vendosur të vazhdojë qëndrimin te skuadra dursake, Tetuta, me të cilët në sezonin e ri kërkon titullin e kampionit në Super Ligën shqiptare. 21 vjecari tani më dy sezone është pjesë e Teutës, ku është shëndruar në një prej pikave kyçe të ekipit, ndërsa paraqitjet e mira të tij për ekipin dursak dhe kombëtaret e Maqedonisë nuk mbetën pa u parë nga menaxherë të ndryshëm të futbollit. Këtë verë Tairi ishte fare pranë transferimit në kampionatin zviceran, madje kalimi i tij thuajse u realizua, por në moment të fundit gjithçka dështoi. “Kalimi për në kampionatin zviceran thuajse ishte i zyrtarizuar dhe unë duhej të jem pjesë e një skuadre në Super Ligë, deri sa po vazhdoja të stërvitem me ekipin e Winterthur-it, skuadër e Chelenge Ligës, ndryshe kategoria e dytë. S’di arsyen përse gjërat ndryshuan dhe më thanë se duhet të mbetem në Winterthur, ku realisht nuk kisha trajtim të mirë nga ana e trajnerit serb Boro Kuzmanovic. Pasi menaxherët ndryshuan fjalët dhe atë që më premtuan edhe unë vlerësova që më mirë është të kthehem në Durrës, ku më janë ofruar kushte shumë të mira”, sqaron Flamur Tairi situatën në të cilën u gjet këtë verë, deri sa mësojmë se skuadrat elitare të Zvicrës që duhej ta angazhojnë janë Grasshopper dhe St. Gallen. Mirëpo deri sa zviceranët hamendeshin, në pah dalin drejtuesit e Teutës, të cilët dyfishojnë ofertën për struganin dhe natyrisht marëveshja arrihet shumë shpejt. “Unë kam kaluar dy sezone të shkëlqyeshme te Teuta dhe pasi dështoi mundësia për transferimin tim në Zvicër, normal që Durrësi ishte zgjedhja ime e parë. Për më shumë drejtuesit më kanë dyfishuar ofertën që kisha më parë dhe pa hamendje kam firmosur edhe për një vit”, konfirmoi Flamuri marrëveshjen e re me ekipin bregdetar. Dhe ndoshta për koiçidencë ‘dashuria’ e tij me Tetutën ndoshta ka lidhje edhe me faktin që në vitin e 100 vjetorit të Pavarësisë, ‘Flamuri’ vendin e ka vetëm në Shqipëri. “Haha, ndoshta edhe po, por realisht se kam menduar këtë. Por sigurisht më pëlqen si ide dhe më vjen mirë që do jem këtu. Vitin e kaluar nuk kishim shumë ambicie, por gjithsesi bëmë befasinë e kampionatit dhe dolëm nën-kampionë të vendit. Këtë vit nuk fshehim dëshirën për të fituar titullin e kampionit. Ekipi ka ruajtur futbollistët kryesorë, ndërsa ka angazhuar edhe përforcime që do të ndihmojnë në përmbushjen e ambicieve”, u shpreh Tairi, i cili për momentin me Teutën gjendet në Bansko të Bullgarisë, ku janë duke zhvilluar përgatitjet para fillimit të sezonit të ri. Drejtuesit dursakë në kanë angazhuar disa përforcime cilësore si sulmuesi Xhafa dhe disa të tjerë, por Tairi duket se do të jetë ‘truri’ i skuadrës në sezonin e ri, kur do të kërkohet titulli i kampionit. Njëkohësisht Tairi vazhdon të jetë pjesë e përfaqësueseve të Maqedonisë. Edhe pse kësaj rradhe seleksionuesi Toshak nuk e ka grumbulluar për miqësoren me Lituaninë, gjithsesi Tairi mbetet pjesë e listës së zgjeruar, ndërsa do të jetë pjesë e kombëtares U21 për takimet e rradhës në Portugali. “Gjithnjë jap maksimumin, qoftë për klubin tim, apo për kombëtaren. Toshak kësaj rradhe nuk më ka ftuar, por unë do vazhdoj të kërkoj vendin tim në përfaqësuese. Do jem pjesë e shpresave në ndeshjet në Portugali, ndërsa do jap maksimumin, pasi këto do jenë takimet e mia të fundit në kombëtaren U 21, pasi më pas më kalon mosha për të luajtur me të rrinjë. Shpresoj të kem shëndet, ndërsa vendin në kombëtare do e siguroj me paraqitjet e mija në teren”, përfundoi mesfushori 21 vjecar nga Struga, Flamur Tairi.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *