Home / Lajme / Maqedoni / Taksat rrugore prej 1 tetorit kalojnë në kompetencë të Agjencisë për rrugë shtetërore

Taksat rrugore prej 1 tetorit kalojnë në kompetencë të Agjencisë për rrugë shtetërore

31 gusht-“Me kalimin te ne, ata do të nënshkruajnë se do t’i respektojnë Rregulloren dhe aktet tona, ku qëndron se duhet të ketë inkasator rezervë, udhëheqës dhe prani 24-orëshe të ndihmës udhëheqësit shtesë. Është e palejuar që nga katër pikëpagesa të punojë vetëm një dhe nuk guxon që barriera në pikëpagesat të jetë e ngritur. Nëse nuk respektohet Rregullorja, do të zbatohen sanksione ndaj të punësuarve”, tha Georgievski

Prej 1 tetorit taksat rrugore në Korridorin 8 dhe Korridorin 10 kalojnë në kompetencë të Agjencisë për rrugë shtetërore. Drejtori Lupço Georgievski paralajmëroi modernizimin e pikëpagesave dhe pagesë elektronike së pari në Korridorin 10, e pastaj edhe në Korridorin 8.

Në takimin e sotëm me gazetarë, Georgievski informoi se është bërë sistematizim i ri, me të cilin janë përfshirë edhe 250-të të punësuarit nga “Rrugët e Maqedonisë” të cilët punojnë në pikëpagesat dhe të cilët do të duhet t’i përmbahen rregullores së re për punë.

“Me kalimin te ne, ata do të nënshkruajnë se do t’i respektojnë Rregulloren dhe aktet tona, ku qëndron se duhet të ketë inkasator rezervë, udhëheqës dhe prani 24-orëshe të ndihmës udhëheqësit shtesë. Është e palejuar që nga katër pikëpagesa të punojë vetëm një dhe nuk guxon që barriera në pikëpagesat të jetë e ngritur. Nëse nuk respektohet Rregullorja, do të zbatohen sanksione ndaj të punësuarve”, tha Georgievski.

Më 4 shtator skadon edhe afati për tenderin për pagesë elektronike të taksave rrugore në Korridorin 10. Nga Agjencia për rrugë shtetërore shpresojnë se deri nga fundi i vitit do të dihet edhe realizuesi, ndërsa afati i realizimit është 18 muaj

Fillim të aktiviteteve ndërtimore për ndërtimin e pjesës së autostradës Demir Kapi -Smokvicë, me të cilin do të rrumbullaksohet Korridori 10, përfundim të disa rrugëve lokale dhe rajonale dhe modernizim të tuneleve në shtet, paralajmëroi sot drejtori i Agjencisë për rrugët shtetërore, Lupço Georgievski.

Ai në takimin e sotëm me gazetarët informon se në periudhën e ardhshme do të vendoset gur themel për ndërrimin e këtij aksi rrugor me gjatësi prej 28 kilometrave. Bëhet fjalë për zgjerimin të autostradës me dy korsi dhe secila prej tyre do të jetë me gjerësi prej 3,5 metrave. Është planifikuar të ndërtohen gjithsej dy tunele me gjatësi prej 1.200 metrave, nga një në të dy drejtimet, si dhe gjashtë ura prej të cilëve më e madhja me gjatësi prej rreth 660 metrave, me ç’rast ajo njëheri do të jetë edhe ura më e madhe në shtet. Janë paraparë edhe dy udhëkryqe edhe atë drejt vendit Miravci dhe drejt Smokvicës.

Ka përfunduar edhe zgjidhja për përfundimin e aksit rrugor Radovish Strumicë në gjatësi prej tre kilometrave, që pritet të finalizohet deri në fund të vitit. Aktualisht është afati për ankesa.

Në pjesën e rrugëve lokale deri në fund të vitit është planifikuar të përfundohen edhe 63 rrugë në 44 komuna me gjatësi të përgjithshme prej 132 kilometrave. Deri tani kanë përfunduar 56 rrugë lokale në 40 komuna më gjatësi të përgjithshme prej 129 kilometrave.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *