Home / Lajme / Maqedoni / Të rinjtë nuk aplikojnë për projekte për fillim të biznesit, më shumë duan vende pune të gatshme

Të rinjtë nuk aplikojnë për projekte për fillim të biznesit, më shumë duan vende pune të gatshme

31 gusht-Momentalisht, tha ai, është i vogël numri i të rinjve që dorëzojnë projekte për fillim të biznesit dhe duhet të punohet në ngritjen e vetëdijes që të aplikojnë dhe t’i realizojë idetë e tyre afariste. Ministria e Ekonomisë këtë vit përmes Programit për mbështetje të sipërmarrësisë ndau 430.000 denarë, por ka pasur vetëm pesë projekte prej të cilave dy me realizim të suksesshëm të planeve afariste.

Të rinjtë të aplikojnë me projekte sipërmarrëse dhe t’i shfrytëzojnë financat nga institucionet kompezente që të fillojnë biznes të tyre, apeloi sot ministri i Ekonomisë Valon Saraçini gjatë vizitës në fondacionin Servis sipërmarrës për të rinj (SSR) inkubator.

Momentalisht, tha ai, është i vogël numri i të rinjve që dorëzojnë projekte për fillim të biznesit dhe duhet të punohet në ngritjen e vetëdijes që të aplikojnë dhe t’i realizojë idetë e tyre afariste. Ministria e Ekonomisë këtë vit përmes Programit për mbështetje të sipërmarrësisë ndau 430.000 denarë, por ka pasur vetëm pesë projekte prej të cilave dy me realizim të suksesshëm të planeve afariste.

Kjo, sipas Saraçinit, tregon se me të vërtetë nevojitet të punohet më shumë me studentët dhe me të gjithë të cilët kanë ide se si t’i shndërrojnë në plan të mirë afarist. Shembull i mirë për këtë, siç tha, është Fonacioni SSR i cili do të fitojë mbështetje prej 240.000 denarë.

“Problemi është në atë që sot një numër i madh i të rinjve pas diplomimit shumë rrallë mendojnë për hapje të biznesit personal dhe shumë prej tyre kënaqen me çfarëdo lloj vend pune për shkak se kohëve të fundit nuk kemi projekte aq cilësore. Në qoftë se uleni me ndonjë të ri, prej tyre mund të dëgjoni shumë ide, por rrallë kush prej tyre beson se ato ide mund të shndërrohen në biznese të suksesshme. mendojnë se askush nuk mund t’i mbështesl”, tha Saraçini.

Ministria e Ekonomisë përmes Programit për mbështetje të sipërmarrësisë, Ministrisë së Arsimit përmes vauçerëve për inovacione, Regjistrit Qendrore, Agjencisë për promovim dhe mbështetje të sipërmarrësisë dhe Ministrisë së Shoqërisë Informatik dhe në përgjithësi institucione të tjera, theksoi ministri, kanë me të vërtetë shumë projekte të cilat u ndihmojnë drejtpërdrejt sipërmarrësve të rinj që të punojnë në projekte të suksesshme dhe të fillojnë biznesin e vet.

Sipas Saraçinit, në qoftë se në të ardhmen do të kenë më shumë aplikacione atëherë Ministria e Ekonomisë do të ketë bazë që të kërkojë nga Qeveria rritje të buxhetit për mbështetje të sipërmarrësisë.

Drejtori ekzekutiv i Fondacionit SSR inkubator Lupço Despotovski shpreson se me të hollat që i marrin nga Ministria e Ekonomisë do të mundësojnë hapjen e të paktën disa vende të punës në disa prej kompanive në inkubator. “Mbështetja për zhvillim të sipërmarrësisë është dëshmi se institucionet shtetërore po fillojnë të kuptojnë se organizatat siç janë SSR-ja i japin mbështetje serioze zhvillimit të frymës sipërmarrëse në Maqedoni dhe motivim që të fillojnë biznes”, theksoi Despotovski.

Ai apeloi që të gjitha institucionet të shohin më seriozisht në punën e tyre duke pasur parasysh se përmes projekteve të tyre deri më tani janë hapur 300 vende pune, shumica me potencial eksportues.

Sipas Despotovskit, fushata e Qeverisë “Guxo” është mjaft interesante, por, siç tha, kjo nuk duhet të bëhet vetëm një vit, por të jetë mënyrë e vazhdueshme e punës me të rinjtë që të fillojnë biznes.

“Përveç fushatave duhet të ndahen edhe mjete të cilat do të jepen për fillim të biznesit. Ajo që në Maqedoni mungon para se gjithash është kapitali fillestar për fillim të biznesit. Kjo mund të jetë shumë e vogël prej dy-tre mijë euro, si motiv që të fillohet biznesi”, theksoi Despotovski.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *