Home / Lajme / Maqedoni / Tetova me ndriçim të ri publik

Tetova me ndriçim të ri publik

3 gusht-Nga komuna kanë bërë të ditur se në shumë raste poçat elektrike dëmtohen edhe nga vetë njerëzit e pandërgjegjshëm dhe mirëmbajtja e tyre i kushton shumë komunës. Pritet me këtë që edhe shumë lagje periferike të qytetit të kenë ndriçim më të mirë dhe një pjesë e rrugëve të cilët përdoren edhe nga këmbësorët të jenë të ndriçuara

Qyteti I Tetovës do të modernizojë ndriçimin publik Kështu kanë vendosur në këshillin e komunës, ku është mirtauar propozimi për zgjedhjen e ofertës për modernizim të sistemit të ndriçimit publik. Kështu që një firmë nga Shkupi, do të zëvendësojë ndriçimin aktual me të ri. Udhëheqësi i Sektorit për komunikacion, rrugë dhe tokë ndërtimore, Krenar Ibrahimi, tha se ky projekt parasheh investime dhe mirëmbajtje të ndriçimit publik me çka do të rritet kualiteti i ndriçimit dhe do të kursehet energji elektrike.”Firma do të duhet që në afat prej 9 muajve të zavendësojë rreth 8 mijë e 300 poça elektrike nga ndriçimi public , ndërsa me këtë do të ndriçohene dhe shumë rrugë që deri më tani nuk kanë pasur, duke pasur parasysh se aktualisht ndriçimi në Tetovë funskionon me kapacitet vetëm prej 60 përqind”, tha Krenar Ibrahimi. Sipas tij, gjithë poçat ekzistues të ndriçimit publik do të zëvendësohen me të rinj, të cilët janë më efikas dhe njëkohësisht do të përmirësohet ndriçimi publik në kufijtë administrativ të komunës së Tetovës. Nga komuna kanë bërë të ditur se në shumë raste poçat elektrike dëmtohen edhe nga vetë njerëzit e pandërgjegjshëm dhe mirëmbajtja e tyre i kushton shumë komunës. Pritet me këtë që edhe shumë lagje periferike të qytetit të kenë ndriçim më të mirë dhe një pjesë e rrugëve të cilët përdoren edhe nga këmbësorët të jenë të ndriçuara.U.H

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *