Home / Sport / Tetovarët kanë në zemër Shkëndijën

Tetovarët kanë në zemër Shkëndijën

Tani kur ‘Ballistët’ bojkojtojnë, pjesa tjetër e publikut përsëri del në skenë, duke i dhënë krah ekipit dhe duke i dërguar mesazhin se asnjëherë nuk do të mbeten të vetëm. Dhe Shkëndija vërtet asnjëherë nuk do të mbetet e vetme. Futbollistët gjithnjë do të kenë mbështetje nga publiku, ashtu si kishin të dielën, kur u mbështetën edhe kur nuk luanin mirë, edhe kur kundërshtari krijonte raste dhe rrezikonte të avansojë.

Ndeshja e të dielës ndërmjet Shkëndijës dhe Metalurgut përveç fitores së parë sezonale të ‘kuqezinjëve’, ka dëshmuar edhe dashurinë e pafund që kanë tetovarët për këtë skuadër. 5 000 tifozë u tubuan në tribuna dhe qëndruan pas ekipit të tyre afër dy orë të plota edhe pse temperaturat ishin të larta dhe pasditën e të dilës njeriu thuajse mezi mund të mertë frymë. Mirëpo kur është në pyetje Shkëndija, për tetovarët s’ka pengesë që mund t’i ndalojë. Shkaku i disa keqkuptimeve, për momentin tifozët më të flaktë të klubit ‘Ballistët’ janë duke bojkotuar skuadrën dhe mungesa e tyre ishte evidente kundër Metalurgut. Normal që ‘Ballistët’ e kanë vendin në tribunën e tyre ‘Marshin Beqiri’ dhe prania e tyre zbukuron paraqitjet e Shkëndijës. Mirëpo njëkohësisht bojkoti i tyre në këtë moment, la për t’u kuptuar se ‘kuqezinjtë’ kanë mbështetje të madhe edhe nga pjesa tjetër e publikut, që deri tani kishte qenë nën hijen e ‘Ballistëve’. Të dielën, pasi tribuna ‘Marshin Beqiri’ dukej e mjerë, nga zbrastira që e kishte kapluar, mbi 5 000 tifozë ishin vendosur në tribunën kryesore. Dhe kur dukej se ekipit nuk po i shkon si duhet puna në teren, në skenë dalin tifozët, me brohoritjet e tyre të fuqishme Shkëndija, Shkëndija, Shkëndija …. Vërtet në disa momente këta brohoritje zgjonin një nostalgji të vjetër, të shumë viteve më parë, kur në mungesë të grupit të tifozëve, i gjithë stadiumi mbështeste ekipin. Tani kur ‘Ballistët’ bojkojtojnë, pjesa tjetër e publikut përsëri del në skenë, duke i dhënë krah ekipit dhe duke i dërguar mesazhin se asnjëherë nuk do të mbeten të vetëm. Dhe Shkëndija vërtet asnjëherë nuk do të mbetet e vetme. Futbollistët gjithnjë do të kenë mbështetje nga publiku, ashtu si kishin të dielën, kur u mbështetën edhe kur nuk luanin mirë, edhe kur kundërshtari krijonte raste dhe rrezikonte të avansojë. Publiku besoi në ekipin e vet deri në fund, ndërsa morën shpërblimin dy minuta para fundit, kur goli i Pollozhanit krijoi delirium të vërtetë në tribuna. S’do mend se kështu do të jetë edhe në të ardhmen, pasi Shkëndija gjithmonë do të jetë në zemrën e tetovarëve. Mirëpo, normal që më e bukura do të ishte, sikur mos-pajtimet të lihen anash, ‘Ballistët’ të kthehen në ‘Marshin Beqiri’ dhe të gjithë të qëndrojnë të bashkuar në rrugëtimin e Shkëndijës drejt sukseseve të reja.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *