Home / Lajme / Maqedoni / Tetovë:Çejku takoi Ahmetin e Thaçin

Tetovë:Çejku takoi Ahmetin e Thaçin

29 gusht-Po ashtu folëm edhe për debllokimin e procesit integrues si dhe normalisht rritjes së mekanizmave të bashkëpunimit më të gjitha partitë politike që janë të interesuara që këto procese të zhvillohet pozitivisht. Ne do të vazhdojmë kontaktet edhe me ambasadorët e tjerë dhe ato shqiptarë edhe në të ardhmen”, tha Thaçi, pas takimit.

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni, Arben Çejku ka takuar të martën në Tetovë veç e veç, liderët e Bashkimit Demokratik për Integrim dhe të Partisë Demokratike Shqiptare, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi. Në takimin me kreun e BDI-së, siç njoftojnë nga Kabineti i Ahmetit, ambasadori shqiptar Çejku theksoi që stabiliteti i vendit është i rëndësishëm, bashkë me vazhdimin dhe intensifikimin e agjendës integruese euroatlantike, thellimin e bashkëpunimit midis partive politike shqiptare dhe ato joshqiptare, si dhe zbatimin e Marrëveshje së Ohrit. Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime dhe informata për ecurinë e deritanishme të projekteve të përbashkëta midis Shqipërisë e Maqedonisë, në fushën ekonomike, transportit, turizmit, etj. Një pikë e veçantë e bisedimeve ishte dhe kalendari i festimeve të 100 vjetorit të Ditës së Flamurit Kombëtar Shqiptar dhe Pavarësisë së Shqipërisë me ç’rast u konstatua nevoja për aktivitete të përbashkëta dhe të koordinuara. Ahmeti përshëndeti angazhimin e Çejkut dhe e njoftoi rreth zhvillimeve të fundit politike në vend. Lideri i BDI-së rikonfirmoi përcaktimet strategjike të Maqedonisë për fqinjësi të mirë, integrim euroatlantik dhe bashkëpunim të përafërt ekonomik me vendet e rajonit. Parakusht për realizim të suksesshëm të këtyre synimeve paraqesin marrëdhëniet e shëndosha ndëretnike dhe zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit. Ahmeti theksoi që vendi vazhdon synimet për të zbatuar reformat në mënyrë që samiti i Bashkimit Evropian në dhjetor të jetë një sukses për përpjekjet tona për tu integruar në familjen e madhe Evropiane.
Ndërkaq në takimin midis Thaçit dhe Çejkut është biseduar për zhvillimet politike në vend me ç’rast është përshëndetur politika konstruktive e kësaj partie dhe për bashkëpunimin mes dy vendeve. “Biseduam edhe për ecurinë e mëtejshme të Maqedonisë dhe rëndësinë që ka stabiliteti i Maqedonisë për të vijuar rrugën e integrimit euro atlantik. Po ashtu theks të veçantë dhamë edhe për rëndësinë që ka thellimi i bashkëpunimit mes partive shqiptare dhe atyre jo shqiptare për ecurinë e mëtejshme të Maqedonisë”, tha pas takimit ambasadori Çejku duke shprehur ngushëllimet për ish kryetarin e ndjerë Arbër Xhaferi. Thaçi nga ana e tij theksoi theksoi se PDSH-ja është e gatshme që të jap kontribut që proceset të zhvillohen pozitivisht. “Mora një mbështetje të drejtpërdrejt për politikën konstruktive që bën PDSH-ja, për përmirësimin urgjent të statusit të shqiptarëve në Maqedoni. Po ashtu folëm edhe për debllokimin e procesit integrues si dhe normalisht rritjes së mekanizmave të bashkëpunimit më të gjitha partitë politike që janë të interesuara që këto procese të zhvillohet pozitivisht. Ne do të vazhdojmë kontaktet edhe me ambasadorët e tjerë dhe ato shqiptarë edhe në të ardhmen”, tha Thaçi, pas takimit. Ndryshe Çejku kreut të PDSH-së ia ka sjellë telegram ngushllimet e ministrit të Jashtëm dhe Bashkisë së Tiranës, për vdekjen e kryetarit të nderit të kësaj partie Arbër Xhaferi. (U.H./KOHA)

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *