Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi: Do ta përkrah Ali Ahmetin kundër branitellave

Thaçi: Do ta përkrah Ali Ahmetin kundër branitellave

23 gusht-“Seriozisht do ti mbështes tentimet e BDI-së për ta parandaluar miratimin e këtij ligji shumë të keq dhe seriozisht nëse ata mendojnë se ky proces mund të bllokohet përmes zgjedhjeve të parakohshme jam i gatshëm që të ulemi dhe bisedojmë dhe të shohim si të dalim prej kësaj situate” tha Thaçi.

Seriozisht do t’i mbështes tentimet e BDI-së për ta parandaluar miratimin e këtij ligji shumë të keq. Kështu u shpreh lideri i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi pas takimit që realizoi sot me zv/ndihmësin e sekretarit shtetëror amerikan Philip Reeker dhe me ambasadorin amerikan në Maqedoni, Paul Wohlers.

“Seriozisht do ti mbështes tentimet e BDI-së për ta parandaluar miratimin e këtij ligji shumë të keq dhe seriozisht nëse ata mendojnë se ky proces mund të bllokohet përmes zgjedhjeve të parakohshme jam i gatshëm që të ulemi dhe bisedojmë dhe të shohim si të dalim prej kësaj situate” tha Thaçi.

Ai krizën e koalicionit BDI-VMRO e ka komentuar si shaka.
“Shumë shaka kanë bërë mes veti, por shakatë në kuadër të raporteve ndër-etnike zakonisht janë të rrezikshme” tha Thaçi.

Sa i përket deklaratave të Fatmir Besimit dje në lidhje me rastin e Sllupçanit, Thaçi u shpreh se ai ka tentuar të manipulojë me opinionin.

“Vetë fjala e ministrit Besimi shpreh keqardhje është një tentim për manipulim të dy opinioneve shqiptar dhe maqedonas, ai i kërkoi falje maqedonasve që na kanë vrarë. Fjala “keqardhje” ka kuptim të pendimit për atë që e ke bërë, ndërsa kur kërkon falje kërkon falje për një gabim” tha Menduh Thaçi.

Reeker me herët u takua edhe me liderin e LSDM-së, Branko Cërvenkovski ku ky i fundit ka thënë se partia e tij është e gatshme për zgjedhje të parakohshme parlamentare në mars.

Ndërkaq, sa i përket ligjit të branitellave, zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani tha se ende nuk është dorëzuar drafti në procedurë parlamentare, ndërsa nëse e njëjta ndodh, nga partia e tij do të intervenojnë me amendamente për ish ushtarët e UCK-së./Portalb

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *