Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi falënderon për ngushëllimet

Thaçi falënderon për ngushëllimet

22 gusht-“Falënderojë Presidentin e Republikës së Shqipërisë z. Bujar Nishani dhe presidenten e Republikës së Kosovës znj. Atifete Jahjaga, Qeverinë e Republikës së Shqipërisë, Qeverinë Republikës së Kosovës dhe Qeverinë e Bullgarisë; falënderojë partitë politike nga Maqedonia, Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe nga Lugina e Preshevës si dhe shoqatat nga diaspora; falënderojë Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, ambasada të shteteve të huaja, institucione të ndryshme, shkrimtarë, analistë”, thuhet në letrën e falënderimit të kreut të PDSH-së.

Kreu i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi në emrin e tij dhe në emër të partisë që drejton ka falënderuar të gjithë ata që me prezencën e tyre apo me telegrame i ngushëlluan me rastin e vdekjes së kryetarit të Kuvendit Qendror të PDSH-së z. Arbën Xhaferi. “Falënderojë Presidentin e Republikës së Shqipërisë z. Bujar Nishani dhe presidenten e Republikës së Kosovës znj. Atifete Jahjaga, Qeverinë e Republikës së Shqipërisë, Qeverinë Republikës së Kosovës dhe Qeverinë e Bullgarisë; falënderojë partitë politike nga Maqedonia, Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe nga Lugina e Preshevës si dhe shoqatat nga diaspora; falënderojë Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, ambasada të shteteve të huaja, institucione të ndryshme, shkrimtarë, analistë”, thuhet në letrën e falënderimit të kreut të PDSH-së. Ai gjithashtu falënderoi shqiptarët nga Maqedonia, Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Lugina e Preshevës që morën pjesë në ceremoninë mortore dhe ngushëlluan. “Falënderojë mediat edhe atë elektronike, të shkruara dhe portalet, për prezantimin e drejtë dhe profesional të kësaj ngjarje të dhimbshme për ne. Zoti i bekoftë shqiptarët”, thuhet në fund të letrës së falënderimit të kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *