Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi: Pushoi së rrahurit një zemër e madhe shqiptare në Maqedoni

Thaçi: Pushoi së rrahurit një zemër e madhe shqiptare në Maqedoni

16 gusht-E tillë me siguri se asnjëherë nuk i humbin njerëzit të cilët i duan, qoftë edhe nëse ata vdesin. Ata vazhdojnë që të jenë pjesë e jona, në çdo veprim, në çdo mendim , e në cdo vendim. Ashtu do të jetë z.Arbën Xhaferi për mua. Dashuria dhe respekti për z.Arbën Xhaferi kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në kujtesën tonë. Z.Kryetar çdoherë do të jesh në zemrat dhe mendjet tona! Qoftë për jetë kujtimi për ty – LAVDI !”, theksoi kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi deklaroi se Arbër Xhaferri dhe veprimtaria e tij është personifikim i përkushtimit dhe vizionit për shqiptarët kudo që jetojnë.

“Të flasësh për z.Arbën Xhaferi në këto moment të vështira për gjithë ne, mbase është tepër – Për të flet jeta e tij, puna e tij, përkushtimi dhe vizioni që ai kishte për shqiptarët kudo që jetojnë ata. Dhimbja është shumë e madhe, nuk mund të përshkruhet për familjarët e z.Arbën Xhaferi, për mua si dhe për të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë. Kur një njeri që kemi dashtë shumë bëhet mbamendje, ashtu si ne e kemi dashur z.Arbër Xhaferi, atëherë ajo mbamendje bëhet pasuri. Padyshim mbamendja e shqiptarëve sot është më e pasur duke kujtuar jetën dhe veprën e z.Arbën Xhaferi”, deklaroi Menduh Thaçi, në mbledhjen komemorative të mbajtur në Tetovë.

Sipas tij, asnjëherë nuk humbin njerëzit që i duam shumë.

“E tillë me siguri se asnjëherë nuk i humbin njerëzit të cilët i duan, qoftë edhe nëse ata vdesin. Ata vazhdojnë që të jenë pjesë e jona, në çdo veprim, në çdo mendim , e në cdo vendim. Ashtu do të jetë z.Arbën Xhaferi për mua. Dashuria dhe respekti për z.Arbën Xhaferi kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në kujtesën tonë. Z.Kryetar çdoherë do të jesh në zemrat dhe mendjet tona! Qoftë për jetë kujtimi për ty – LAVDI !”, theksoi kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *