Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi: Shqiptarët duan të shpëtojnë nga Gruevski

Thaçi: Shqiptarët duan të shpëtojnë nga Gruevski

6 gusht- PDSH-ja gjithkund ku ka shqiptarë është e interesuar të mbrojë ata shqiptarë, votën e tyre, familjet e tyre dhe perspektivën e tyre”, ka thënën Thaçi në kuvendin zgjedhor në Studeniçan.

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi politika e tanishme qeveritare ishte tepër e dëmshme dhe të njëjtës po i vjen fundi. Hapni dyert dhe zemrat edhe për ata shqiptarë që nuk kanë qenë me ne në këto vite, ka theksuar ai. “Nëntëdhjetë e nëntë përqind e tyre duan të shpëtojnë nga ky turpi, nënçmimi, nënshtrimi dhe shtypja që ju bën VMRO-DPMNE-ja dhe Gruevski. Zgjedhjet e ardhshme do të jenë një pikënisje e rikthimit të situatës, ndryshimit të situatës, përmirësimit të jetës sonë dhe realizimit të qëllimeve tona. Fitorja e kësaj partie, këtij opsioni, dhe këtij programi, në këto zona siç është zona e Studeniçanit, do të jep një mesazh për të gjithë opinionin, faktorit politik maqedonas dhe të tjerëve se: PDSH-ja gjithkund ku ka shqiptarë është e interesuar të mbrojë ata shqiptarë, votën e tyre, familjet e tyre dhe perspektivën e tyre”, ka thënën Thaçi në kuvendin zgjedhor në Studeniçan.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *