Home / Lajme / Maqedoni / Todorov: Do të hulumtohen rrethanat në të cilat vdiq pacienti në poliklinikën në Gjorçe Petrov

Todorov: Do të hulumtohen rrethanat në të cilat vdiq pacienti në poliklinikën në Gjorçe Petrov

21 gusht-Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me protestat e vullnetarëve para Gjinekologjisë në Shkup të cilët kërkojnë punësim, Todorov tha se pranon që gjithë ajo që për momentin nuk është e mirë në shëndetësi të ndryshohet, por se nuk mundet papritmas të zgjidhjen të gjithë problemet që janë shtresuar me vite.

Ministria e Shëndetësisë veçmë punon në rastin me pacientin e vdekur para poliklinikës në Gjorçe Petrov.

Këtë sot e deklaroi ministri i Shëndetësisë Nikolla Todorov pas promovimit të 20-të mjekëve më të mirë për korrikun, duke theksuar se pritet nesër të dalë me deklaratë zyrtare për tërë rastin, pasi të hetohen rrethanat në të cilët mbrëmë ka vdekur personi.

“Zbatojmë hetim serioz për hulumtimin e rrethanave në të cilat ndodhi i gjithë rasti i padëshiruar dhe menjëherë pasi të gjitha faktet do të përpunohen do të dalim me deklaratë konkrete” e kjo eventualisht do të jetë nesër” theksoi Todorov.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me protestat e vullnetarëve para Gjinekologjisë në Shkup të cilët kërkojnë punësim, Todorov tha se pranon që gjithë ajo që për momentin nuk është e mirë në shëndetësi të ndryshohet, por se nuk mundet papritmas të zgjidhjen të gjithë problemet që janë shtresuar me vite.

“Nuk mundem, as nuk dëshiroj t’u shmangem këtyre problemeve, por mos kërkoni nga unë t’i zgjidh të gjitha problemet të cilat janë shtresuar në gjithë periudhën e kaluar. Në Ministrinë e Shëndetësisë në këtë moment zbatojmë aksion për 400 punësime,. Nëse shkoni mbrapa do të shihni se 400 punësime në një moment nuk ka pasur me dekada mbrapa në shëndetësi ” tha Todorov.

Kjo, theksoi ministri, është praktikisht dëshmi dhe jemi përkushtuar dhe seriozisht mendojmë për zgjidhjen e problemit me punësimet

Gjithashtu lexo

A do ta hanë vallë shqiptarët edhe kësaj radhe sapunin për djathë?

Shpëtim Pollozhani për  gazetën Lajm është deklaruar për organizimin e zgjedhjeve lokale, që priten të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *