Home / Sport / Totenhem refuzon 38 milion paund për Modriç

Totenhem refuzon 38 milion paund për Modriç

Transferimi i Luka Modriç te Real Madrid rrezikon të mos zhvillohet, pasi Totenhem ka refuzuar një ofertë prej 38 milion paund të klubit spanjoll.

Kjo lëvizje ka acaruar drejtuesit e kampionëve të Spanjës, të cilët kanë kërcënuar se do të tërhiqen nga marrëveshja, duke akuzuar anglezët se po veprojnë në mënyrë aspak logjike në taktikën e negocimit të shitjes së futbollistit.

Modriç vazhdon të mbetet objektivi kryesor i merkatos për Zhoze Murinjon, por durimi i portugezit po përfundon, edhe për faktin se pjesë e refuzimeve të vazhdueshme është bërë ish-ndihmësi i tij, Andre Vijas Boas, që tani ka marrë drejtimin e klubit anglez.

Oferta e fundit parashikonte 30 milionë të pagueshme menjëherë, ndërsa 8 milionë paund që mbeteshin do të jepeshin në bazë të objektivave të arritura nga klubi spanjoll në katër vitet e ardhshme. Por shefi i klubit, Daniel Levi, ka bërë të qartë se dëshiron 40 milion paund, të pagueshme menjëherë, pa vonesa, ndërsa nuk do të bëjë zbritje asnjë cent pasi është i zemëruar me lojtarin që refuzoi të udhëtonte me skuadrën një javë më parë drejt SHBA

Mendohet se Modriç ka gjetur akordin personal për një kontratë 5-vjeçare me Realin dhe kjo ka acaruar më shumë klubin anglez, që nuk i ka dhënë leje futbollistit të bisedojë me skuadra të tjera.

Gjithashtu lexo

Minutat e para të Neymarit ndaj Toulouse: Përlotet, driblon bukur, godet shtyllën dhe në fund shënon gol (Foto/Video)

Fillimi i ndeshjes së Neymarit me Paris Saint Germainin ndaj Toulouse ka nisur me emocione …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *